Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LLOJ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tërësia e qenieve ose e sendeve, që formojnë një grup sipas tipareve të përbashkëta dhe dallohen nga qeniet ose nga sendet e tjera; grup qeniesh, sendesh ose dukurish me të njëjtat veti a tipare, grup sendesh të një cilësie; fare, soj. Lloj druri. Lloj duhani. Letër e këtij lloji. Llojet e sporteve. Lloj leshi (pambuku). Lloj stofi.
2. Natyra e veçantë e diçkaje; mënyra si kryhet një veprim a një veprimtari; dallimi i një dukurie, që merret si tip. Lloji i punimeve. Lloji i punës. Lloji i fajit. Lloji i kërcimit. Llojet e kapjes (e kalimeve). Gjeti një lloj tjetër zgjidhjeje.
3. biol. Njësia bazë e botës bimore e shtazore, e cila përfshin bimë ose kafshë që i kanë të përbashkëta tiparet kryesore morfologjike, fiziologjike dhe ekologjike. Llojet e gjinisë. Prejardhja (origjina) e llojeve.
4. let., art. Nënndarje e gjinive artistike, e cila përfshin vepra që dallohen nga disa veçori të caktuara të brendisë e të formës. Llojet e epikës (e dramatikës, e lirikës). Romani është një nga llojet e epikës.
✱Sin.: farë, soj, rod, kategori, mënyrë, specie, tip, njësi, nënndarje, markë, gjini, zhanër.
MAKSIMALÍZ/ËM,~MI m. Zhanër unik i artit që bazohet në përdorimin e elementeve të shumta dekorative, të ngjyrave të ndezura e të gjalla, detajeve komplekse dhe teksturave të ndryshme brenda së njëjtës hapësirë. Maksimalizmi ishte në modë.
TALLAVÁ,~JA f. 1. nj. Zhanër muzikor argëtues i romëve të Kosovës dhe të Maqedonisë, i cili përzjen elemente të huazuara nga praktikat muzikore orientale të Ballkanit, të Turqisë e pjesërisht të vendeve arabe, me tekste të improvizuara në çast e me subjekte të rëndomta e naive nga jeta e përditshme. Këngëtar tallavaje. Këngëtar i tallavasë. I pëlqen tallavaja.
2. keq. Muzikë e nivelit të ulët, e cilësisë së ulët, muzikë pa kritere; këngë që shoqërohet me muzikë dhe që nuk ka vlera artistike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë