Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhagmitur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZHAGMIT

ZHAGMÍT (ZHAGMÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Zvarrit dikë a diçka duke e tërhequr me forcë e rrafsh për tokë, e heq zvarrë.
2. E bëj diçka copa-copa duke e zhvatur me forcë, pa e prerë mirë me thikë (zakonisht për mishin). E kishte zhagmitur mishin sikur e kishin kafshuar qentë. Zhagmita një dru për në zjarr, me një sopatë që kishte vajturmykë.
3. fig. E mundoj shumë dikë, e sfilit. - Pse e zhagmitni të ziun?! - Mos e zhagmit të gjorin!
Sin.: zvarris, copëtoj, rraskapit, mundoj, sfilit.

ZHAGMITEM

ZHAGMÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., kryes. v. III Zvarritet dikush a diçka duke e tërhequr me forcë e rrafsh për tokë.
2. vetv., vet. v. III Çahet, hapet ose shqyhet nga forca. Ishin zhagmitur pemët nga kokrrat.
4. fig., vetv. Mundohem shumë; sfilitem; rraskapitem. U zhagmita nga puna e rëndë.
5. pës. e ZHAGMÍT.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.