Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZHAGÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Tërheqja rrëshqanë e diçkaje; zvarritje. Zhagitja e lëndës drusore.
2. fig. Mbajtja pas vetes e dikujt. Zhagitja e fëmijës.
3. fig. Zvarritja e një pune a diçkaje tjetër. Zhagitja e punëve. Zhagitja e bisedës (dollisë etj.).
✱Sin.: zvarritje, copëtim, rraskapitje, këputje, mundim, sfilitje, zhagmitje, zhagmim.
ZVARRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zvarrit diçka; heqja zvarrë e dikujt a e diçkaje. Zvarritja e të vrarëve. U mor me zvarritjen e trarëve. Zvarritja e gjarprit (e kungullit). Rrobat e grisura nga zvarritjet.
2. fig. Lënia e diçkaje pa mbaruar për një kohë të gjatë, mbajtja e një pune nëpër duar për shumë kohë. Zvarritje të qëllimshme. Zvarritja e çështjes. Zvarritja e botimit të veprës. Zvarritja e punëve. Zvarritje burokratike. Ka pasur zvarritje dhe parregullsi të theksuara. Të neverit kjo zvarritje prej zvarranikësh, që të kujton gjarprin a krimbin.
3. Zgjatja më shumë se zakonisht (e zërit, fjalëve etj.), zvargie. Në këtë muzikë ka edhe përsëritje ose zvarritje të tingujve.
✱Sin.: zgjatje, shtyrje, zvargie, zhagmitje, zhargitje, rrëshqitje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë