Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZHABARÍT (ZHABARIS) vep., ~A, ~UR 1. kal. Tund fort ujin a një lëng tjetër në një enë; përplas duart e këmbët në ujë; përplas diçka në ujë, e tund fort disa herë; llapashit. Zhabariti rakinë (dhallin, verën). I zhabariti rrobat në rrasën e gurit. U nisën ngadalë anës liqerit duke zhabaritur këmbët nëpër valët e ngrohta.
2. jokal., vet. v. III Bën një zhurmë të mbytur, që përsëritet sipas përplasjeve diku (për ujin, për lëngjet). Dallgët zhabaritnin në breg. Në zgrip të bregut ti me gishta të njanës kamë bajshe valët me zhabaritun.
✱Sin.: tund, llapashit, llokoçit.
ZHABARÍTUR (i, e) mb. Që është i tundur fort (për një lëng në një enë). Dhallë i zhabaritur. Raki e zhabaritur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë