Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZHGËRR/ÝEJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Gërryej me vrull e për një kohë të gjatë dheun, plehun, borën etj., duke e hedhur sa andej-këtej. E zhgërreu borën me këmbë. E zhgërryen tokën me thonj. Pula që zhgërryen, sytë e saj nxjerr. (fj. u.).
2. E tërheq zvarrë ose e rrokullis dikë a diçka në pluhur, në baltë etj. dhe e fëlliq; përlyej, zhyej. E zhgërreu nëpër pluhur. I zhgërreu në baltë. Zhgërreu pantallonat (fustanin). - Po nuk i zhgërryeve buajt në vapë, pëlcasin, kur i leros, freskohen. (folk.).
3. fig. Harxhoj diçka pa masë, e bëj rrush e kumbulla. E zhgërreu mallin (pasurinë).
4. fig. Hedh poshtë e shkel diçka si një gjë fare pa vlerë, përdhos. Ia zhgërreu ndjenjat.
✱Sin.: shkarëzej, sharapjek, gërryej, zvarris, rrokullis, shakullis, mposht, fëlliq, përlyej, zhyej, ndot, ndyj, leros, përdhos përzhug, zhabërzhyej.
ZHÝEJ vep., ZHÉVA, ZHÝER kal. 1. E fëlliq keq diçka, e leros, e ndyj. I zheu këmbët me baltë. I kishte zhyer pantallonat. Duert i kish zhye me arra të njoma e me to kish përlue edhe faqet.
2. fig. E ngatërroj dikë në një punë jo të ndershme dhe i njollos emrin, e përlyej, e fëlliq. Zheu edhe shokun në atë çështje. Kjo çështja e zgjedhjeve i ka zhyer njerëzit anë e mbanë.
✱Sin.: përlyej, ndot, fëlliq, ndyj, leros, zhulos, zhgërryej, njollos, zhabërzhyej, përzhurg.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë