Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zhëngë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZHANGËL

ZHÁNG/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT [ZHËNG/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT] krahin. 1. Zhapë mishi, zhëngë. Turp e për faqezezë, i priti miqtë vetëm me zhangla.
2. anat. Gjëndër; zhëngë. Kujdes se mos i vrasësh zhanglat lopës.
Sin.: zhapë, zhëngë, lapër, gjëndër.

ZHAPË

ZHÁP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëkura e frutit të disa pemëve; lëvorja e drurit; lëvozhga. Zhapat e fikut (e portokallit, e bostanit, e shalqirit). E hëngri me gjithë zhapë. Na hëngri shalqinë, na sjell dhe zhapa. (fj. u.).
2. Lapër a copë e hollë mishi. Zhapa e barkut. I dha ca zhapa. Thela ishte zhapë.
3. Trastë a thes prej lëkure. E futi drithin në një zhapë. mulli bluan ai që shkon i pari me zhabën e drithit. (fj. u.).
4. Opingathjeshta prej lëkurësbagëtivetrasha. Bëri një palë zhapa. Lidhi zhapat.
5. Fik i çarë e i tharëdiell, palë. Varg me zhapa.
Sin.: lëvore, lëvozhgë, lëkurë, cipë, zharg, zhëngë, zhangël, lapë, lapër, lapetë, zhapë, qese, opinga, palafike, zhapëlojë, palë, rrekë.

ZHËNGË

ZHËNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjiri i bagëtisë i mbushur me qumësht; gjëndër qumështigjirin e bagëtisë, zhangël. Lopa ka zhëngëmirë. - Mos ia vra zhëngat!
2. Zhapë mishi; pjesë lëkure që i varet kautgushë, lapër. U si zhëngë.
3. Kulloshtër, qumësht shumë i trashë. Qumështi doli zhëngë.
4. fig., keq. Njeri i bërë si zhabë. - Erdhi zhënga!
Sin.: gji, gjendër, kulloshtër, lapër, zhapë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.