Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FYT,~I m. 1. Pjesa e sipërme e gypit, nëpër të cilin kalon ushqimi prej gojës në stomak; pjesa e përparme e qafës; grykë. Më mbeti në fyt. Më dhemb fyti. U zhyt deri në fyt.
2. Pjesa e sipërme e gypit të frymëmarrjes, gabzherr, laring. M'u tha fyti.
3. edhe sh. ~E, ~ET bised. Gyp. Fyt i hollë. Fyt prej qelqi.
4. edhe sh. ~E, ~ET bised. Lëfyt. Fyti i ujitëses. Krua me pesë fyte.
5. Jaka e mbyllur e një këmishe a e një fustani; qafa e një trikoje, e një këmishe etj.; grykë. Triko me fyt. Mbërthej (zbërthej) fytin.
6. edhe sh. ~E, ~ET bised. Sasia e një lëngu që gëlltitim me një të përcjellë, gllënjkë. E piu pagurin me dy fyte.
✱Sin.: grykë, gabzherr, laring, gurmaz, zgurdhë, guxhumar, porre, gyp, lëfyt, jakë, gllënjkë.
ZGÚRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. anat. Zorra e trashë; fundi i zorrës së trashë. I doli zgurdha. Vuan nga zgurdha. I dhemb zgurdha.
2. keq. Gurmazi, fyti, gryka. E hapi zgurdhën. - Sa e ka zgurdhën, na shurdhoi!
3. Zgavër lisi. Hyri bleta në zgurdhë të lisit.
4. vet. sh. Përbrendësat; të përbrendshmet e bagëtisë. I lau zgurdhat.
5. euf. Prapanicë. Urdhni në urdhën, çoje plak zgurdhën. (fj. u.).
✱Sin.: gurrmaz, fyt, grykë. gabzherr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë