Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zgrop”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LUGTH

LUGTH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lug i vogël kroi, lëfyti i kroit. Bie ujë nga lugthi.

2. anat. Pjesa e thelluar ndërmjet barkut e kraharorit, gropa e stomakut. Lugthi i zemrës (i gjoksit).

3. anat. Stomaku.

Sin.: lëfyt, gropë, zgavër, stomak, zemër, zgorkë, zgrof, zgrop.

ZGROF

ZGROF,~I m. sh. ~A, ~AT bised. Stomaku i njeriut a i kafshës, zgrop; barku. Zgrofi i njeriut. Zgrofi i lopës. - E mbushe zgrofin? I dhemb zgrofi.
Sin.: stomak, bark, zgrop, lukth.

ZGROP

ZGROP,~I m. sh. ~A, ~AT bised. Zgrof. Me barkun zgrop. E ka zgropin të pangopur.

ZGROPEM

ZGRÓP/EM jovep. ~A (u), ~UR bised., vetv. zbrazet stomaku fare, më bëhet barku gropë ngapangrënët e më merr shumë uria, zgorkem. Iu zgrop barku. U zgropën fare. - E tash s'di çfarë të baj, jam zgropë e po vdes unit.

ZGROPOHEM

ZGROP/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u) ~ÚAR 1. vetv. Zgropem.
2. pës., vet. v. III e ZGROPÓJ.

ZGROPOJ

ZGROP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj gropë, gërmoj (hap) një gropë, gropoj. Nuk po zgroponin më tej. Po zgroponin tokën.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.