Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zgrof”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LUGTH

LUGTH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lug i vogël kroi, lëfyti i kroit. Bie ujë nga lugthi.

2. anat. Pjesa e thelluar ndërmjet barkut e kraharorit, gropa e stomakut. Lugthi i zemrës (i gjoksit).

3. anat. Stomaku.

Sin.: lëfyt, gropë, zgavër, stomak, zemër, zgorkë, zgrof, zgrop.

STOMAK

STOMÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT anat. Pjesa kryesore e aparatit tretës te njeriu dhe te kafshët, që ndodhetpjesën e sipërmebarkut, fill pas kapërcellit dhe që ka trajtën e një traste muskulore, në të cilën bluhet ushqimi. Stomaku i njeriut. Ishin dëmtuar muret e stomakut. Lëngjet e stomakut. Kishte dhembje stomaku. Kam një rëndimlehtëstomak. Nuk ia duron stomaku ushqimet e thata.
Sin.: lukth, mide, mullë, mullëz, zgrof, zgorkë, plëndës, bark.
M’u ngrit stomaku *përpjetë (nga dikush a nga diçka). S’ma tret (s’ma honeps) stomaku (diçka) nuk e duroj dot diçka, nuk mund ta pranoj, nuk mundpajtohem me të; është e pabesueshme, është gënjeshtër ose diçka tjetër e keqe, që nuk e honeps a nuk e gëlltit dot; s’ma tret mideja.

VODISHNJAK
ZGAVËRT
ZGROF

ZGROF,~E mb. I zgavërt, i zbrazët. Trung (dru) zgrof. Me barkun zgrof.

ZGROF

ZGROF,~I m. sh. ~A, ~AT bised. Stomaku i njeriut a i kafshës, zgrop; barku. Zgrofi i njeriut. Zgrofi i lopës. - E mbushe zgrofin? I dhemb zgrofi.
Sin.: stomak, bark, zgrop, lukth.

ZGROP

ZGROP,~I m. sh. ~A, ~AT bised. Zgrof. Me barkun zgrop. E ka zgropin të pangopur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.