Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CÉKËT (i, e) mb. 1. Që është jo i thellë; i sheshtë.; kund. i thellë. Lumë (det, liqen) i cekët. Pus i cekët. Pjatë (enë) e cekët. Xhep i cekët. Tokë e cekët tokë që e ka të hollë shtresën e punueshme. Punim i cekët. Lërim i cekët. Shpim i cekët. Rrënjë të cekëta. Barka me funde të cekëta. Lagunë e cekët.
2. edhe fig. Që nuk është i theksuar e i qartë; i sipërfaqshëm, i përciptë; i pazgjeruar. Qiell i pashprehshëm dhe i cekët. Dëshpërim i cekët. Njohuri të cekëta. Mendim (gjykim, arsyetim) i cekët. Kuptim (trajtim) i cekët i problemit. Studim (punim) i cekët. Analizë e cekët. Përgatitje e cekët. Kontroll i cekët. Mos dëgjoni njerëz të cekët. Gjithsesi nuk jam aq i cekët sa të mendoj se lumturia është gjendje e arritshme.
✱Sin.: i nderë, i sheshtë, i përfushtë, i zgripët, i zbehtë, i dobët, i përciptë, i sipërfaqshëm, mendjeshkurtër, i përciptë, i lehtë, mendjelehtë, i papjekur.
♦ E ka kokën të cekët (dikush) shih është i lehtë nga mendja (dikush).*Pus i cekët tall.
ZGRÍPËT (i, e) mb. 1. I cekët, jo shumë i thellë. Gropë e zgripët. Pus i zgripët. Vijë uji e zgripët. Rrudhë e zgripët.
2. Që rron me kursim të madh sepse nuk ka; shumë i kursyer. Jetë (jetesë) e zgripët. Pleqëri e zgripët. Sa njeri të zgripët e dija, aq bujar e i gjindshëm më doli.
3. fig. Shumë i matur, i përmbajtur; që nuk flet a nuk vepron pa i matur e pa i peshuar mirë gjërat, shumë i kursyer në fjalë etj., i ka mendtë në kokë Është aq i heshtur dhe i zgripët në shoqëri.
✱Sin.: i cekët, i kursyer, kursimtar, i përmbajtur, i matur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë