Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zgrathoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PASTROJ

PASTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëjpastër, i heq papastërtitë, i heq pluhurin, plehrat, baltën, lyrën, bojën etj. me fshesë, me furçë, me leckëlagur, me ujë me sapun a me detergjent etj., Pastroi shtëpinë (dhomën). Pastroi rrobat (këpucët). Pastroj xhamat. Pastroj biçikletën (makinën). Pastroj dhëmbët. Pastroj me fshesë. Pastroj me ujë (me alkool).
2. tek. I heq ndryshkun diçkaje duke e fërkuar; e fshij dhe e bëjshkëlqejë, i jap shkëlqim.
3. I heq mbeturinat a çdo gjë tjetër që e zë, e ndalon, e prish etj.; largoj gjërat që e kanë zënë dhe që të pengojnë për të kaluar, për të punuar etj. Pastroi kanalin. Pastroj çatinë nga dëbora. I pastroi rrugën. Ia pastroi tryezën..
4. vet. v. III I heq puçrrat, dregëzat ose njollatfytyrë e në lëkurë, e qëron; ia lan organizmin nga diçka e keqe, e dëlir. Ia pastroi fytyrën.
5. vet. v. III E kthjellon, i largon retë. Era e pastroi qiellin (motin).
6. E qëroj nga lëndët e huaja, nga pluhuri etj., e bëjkulluar a të pastër. Pastroj ujin (ajrin). Pastroj arën nga gurët (nga ferrat).
7. I heq cipën, lëkurën ose pjesëtjerapanevojshme një sendi ushqimor përpara se ta gatuaj ose përpara se ta ha, qëroj. Pastroj peshkun. Pastroj perimet. Pastroje mollën (dardhën)!
8. E çliroj a e shpëtoj një vend duke dëbuar ose duke asgjësuar pushtuesin. Pastroi vendin nga pushtuesit.
9. Heq atë që është e huaj, e tepërt, e panevojshme ose e dëmshme; e bëj më të qartë dhe më të kuptueshme diçka. Pastroj gjuhën nga fjalët e huaja. Pastroj programet (tekstet) nga lënda e tepërt.
Sin.: paqoj, paqësoj, fshij, laj, spastroj, shpëlaj, dëlir, heq, marr, shkrimb, shkërmoj, çndot, qëroj, kulloj, filtroj, rafinoj, brizoj, distiloj, kthjelloj, hap, spërndris, shkëlqej, shkëlqar, shpluhuroj, qiqëroj, shkërmoj, përlaj, rruaj, kruaj, brushoj, shkund, fajkoj, zbardh, lëmoj, planoj, sheshoj, zdrukthoj, harr, tëharr, zgrathoj.
Pastroje (laje) *gojën! iron. Ma pastroi *rrugën (udhën) (dikush). Ma pastroi udhën (*rrugën) (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.