Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
STRUJNÍ,~A f. ~, ~TË 1. Veprimi kur strujnoj a strujnohem. Kishte kohë që nuk kishin pasur strujni në fshatin e tyre. Strujnia ishte shtuar kohët e fundit.
2. Ves i vjedhjes së gjërave të vogla. Ai njihej nga të gjithë për strujni. Strujnia në disa raste mund të klasifikohet si sëmundje.
✱Sin.: vjedhje, hajdutëri, kusari, vjedhësi, vjedhani, vjedhuri, të vjedhur, plaçkitje, grabitje, kobë, kobitje, rrëmbim, zhvatje, përlarje, përvetësim, braci, grepje, zgrapje, hajni, cubni, strujni, trushkim.
ZHVÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkëput një copë nga diçka duke e tërhequr me forcë; shqitje, shqyerje; rrjepje. Zhvatje me forcë. Zhvatja e mishit. Zhvatja e lëkurës së kafshës nga qentë.
2. Heqja a shkulja e diçkaje nga vendi ku është ngulur duke e tërhequr me forcë; rrëmbimi i diçkaje. Zhvatja e degës.
3. fig. Marrja nga të tjerët me forcë a me dredhi e diçkaje që s'më takon, rrëmbimi i diçkaje që s'e meritoj; nxjerrja e përfitimeve e të mirave me mënyra jo të ndershme; grabitje. Zhvatje e pasurisë. Janë bërë zhvatje parash nga të korruptuarit.
✱Sin.: shqyerje, shqipje, shkëputje, shakmisje, sharandukje, rrjepje, rrëmbim, grabitje, plaçkitje, zgrapje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë