Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zgorkoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GROPOJ

GROP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj gropë një vend, duke e gërmuar me diçka; e thelloj diçka dhe i jap formën e një grope. - Gropoje edhe pak!
2. jokal. Gërmoj me diçka për të hapur një gropë. Gropoj nën të.
3. kal. Varros, gropos.
Sin.: gërmoj, thelloj, zgropoj, zgorkoj, gropos, varros.

ZGAVROJ

ZGAVR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E gërryej diçka përbrenda dhe e bëj zgavër, zgorkoj, zgarbulloj. Zgavroi një trung. Zgavroi shkëmbin. Peligorka zgavron faqen e bregutlumit e aty bën folenë. Zgavroj emrinpllakën e varrit.

ZGORKIM

ZGORKÍM,~I m. Veprimi kur zgorkoj diçka; zgavrim. Zgorkimi i kërcurit.

ZGORKOJ

ZGORK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj gropë një vend, e thelloj diçka dhe e bëj si gropë, gropoj.
2. Zgavroj. Zgorkoj trungun e drurit.
Sin.: zgavroj, gropoj, thelloj, vrimoj, brimoj, shpoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.