Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÍRSHËM ndajf. 1. Jo shtrënguar (për diçka të lidhur); pa u puthitur tepër pas trupit ose pas një pjese të tij; në mënyrë të çlirët, jo ngushtë; çlirët; kund. shtrënguar; ngushtë. E lidh lirshëm. E mbështolli lirshëm. I rrinë rrobat lirshëm.
2. Duke qenë i lëshuar çlirët dhe jo i tendosur; lirisht e pa tendosje; çlirët. Ecte lirshëm. I zgjatim (i varim) krahët lirshëm.
3. fig. Në mënyrë të natyrshme, pa u ndrydhur e pa druajtje, në mënyrë të çlirët, shpenguar, lirisht. Ulet (rri) lirshëm ulet pa druajtje. Ndihet lirshëm. Bisedon lirshëm.
4. fig. Lehtë e pa vështirësi; pa ndonjë pengesë a ndalim; lirisht. E flet lirshëm anglishten. I shprehin mendimet lirshëm. I shfaqin ndjenjat lirshëm.
5. Pa qenë i zënë me punë ose me ndonjë detyrë tjetër, lirë; me nge; kund. zënë. Sot jemi lirshëm.
✱Sin.: zgjeshur, dobët, lirisht, çlirët, lirë, gjerë, shtendosur, shpenguar, rrjedhshëm, ballëhapët, serbes.
NGJÉSHUR (i, e) mb. 1. Që i ka thërrmijat, shtresat ose pjesët përbërëse të bashkuara a shumë të afruara njëra me tjetrën, i rrasët, i dendur; i ndrydhur; kund. i shkrifët, i çngjeshur, i pangjeshur, harmuri. Tokë e ngjeshur. Borë e ngjeshur. Bistak rrushi i ngjeshur. Shkëmbinj gëlqerorë të ngjeshur. Pëlhurë (beze) e ngjeshur. Karton i ngjeshur.
2. tek. Që bëhet a është bërë më i dendur e më solid, i kondensuar. Materie e ngjeshur nga forca e rëndesës.
3. Që i ka radhët shumë afër njëra-tjetrës, që nuk lë të depërtojë diçka; kund. i rrallë. Rreshta të ngjeshur. Mbrojtje e ngjeshur. Turmë e ngjeshur si një bllok.
4. fig. I mbushur mirë me diçka; i ngarkuar. Plan i ngjeshur. Program i ngjeshur. Vit i ngjeshur (me aktivitete).
5. I fuqishëm e i shëndetshëm, i lidhur. Me trup të ngjeshur. Me shpatulla të ngjeshura. Është i shkurtër, por i ngjeshur.
6. Që i është bërë ngjeshja për të ngelur shtatzënë. Nusja e ngjeshur mbeti shtatzënë.
7. Që është ngjeshur me fjalë. U largua i ngjeshur mirë.
8. I veshur i tëri, i mbathur; kund. i zgjeshur. I ngjeshur si për acar.
9. gjuh., let., filozof., kompj. Që është përqendruar në formë a në strukturë, i kondensuar. Struktura kuptimore të ngjeshura.
✱Sin.: i ngjeshët, i dendur, i rrasur, i kondensuar, i ngushtë, i ngushtuar, i citosur, i dendësuar, i ngrydhët, plloçë, i hupët, i shkelur, i presuar, i shtypur, i ndrydhur, i trashë, trupak, i thukët, i rrasët, i tulatur, i rrasallitur, i rëndë, shatorr, shulak, i shpeshtë, i zhulatur, shtëng, shtupë, i thatë, tallabak, i shtrënguar, i fortë, thuk, i mbushur, i mbrujtur, i shëndetshëm, topolak, dërdëng, i shëndoshë, rrondokop, i fuqishëm, i lidhur, brufullak, i ngarkuar, i vejtur, i zënë, i ngjizur.
ZGARDHNGJÉSHUR (i, e) mb. 1. Që është liruar, është zgjidhur a është hequr diçka që kam ngjeshur në trup, i zgjeshur. Brez i zgardhngjeshur.
2. I shpartalluar në veshje. Njeri i zgardhngjeshur.
ZGJÉSHUR ndajf. 1. Pa i pasur në trup ato që kisha ngjeshur (për armë, për rrip a për brez etj.); kund. ngjeshur. Rrinte zgjeshur.
2. Pa u druajtur, lirshëm, shpenguar. Hëngri zgjeshur.
3. fig. Hapur, troç, qartë; pa e mbuluar a pa e fshehur diçka, me mendjen akull. Ai fliste shpejt e zgjeshur. Ia tha zgjeshur. - Më ndjeni që flas zgjeshur! - Që ta themi zgjeshur, qeveria ka hallet e saj dhe s'i vete mendja për hallet e popullit.
✱Sin.: lirisht, lirshëm, shpenguar, hapur, troç, shkoqur, qartë, sheshazi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë