Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zgjebosem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KROMOSEM

KROMÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më zë zgjebja; më mbushet trupi me njollat e kromës, zgjebosem. është kromosur lëkura.
2. bujq., vetv., vet. v. III I bie sëmundja e kromës (një bime, një peme etj.).
3. fig., bised. Zhdukem. Ik e kromosu! (mallk.).
4. pës. e KROMÓS.
Sin.: zgjebosem, zgjebem, zhdukem.

LEBROSEM

LEBRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., mjek., veter. 1. Më zë lebra.
2. Zgjebosem.
Sin.: gërbulem, zgjebosem.

STROKEM

STRÓK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më zë stroka. U strokuan dhitë. Qentë e rrugës ishin strukur.
Sin.: zgjebosem, zgjebem, kromosem, lebrosem.

ZGJEBEM

ZGJÉB/EM jovep. ~A (u), ~UR vetv. Zgjebosem. - Po ndenje me qentë, në mos do të ngordhësh, do të zgjebesh. (fj. u.).

ZGJEBOSJE

ZGJEBÓSJ/E,~A f. Gjendja kur zgjebos dikë a kur zgjebosem; rënia e zgjebes. Zgjebosja e bagëtive.

ZHUGEM

ZHÚG/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. Zgjebosem.

ZHUGOHEM

ZHUG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Zgjebosem; më zë (më bie, më ngjitet) zgjebja.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.