Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zgjebem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KROMOSEM

KROMÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më zë zgjebja; më mbushet trupi me njollat e kromës, zgjebosem. është kromosur lëkura.
2. bujq., vetv., vet. v. III I bie sëmundja e kromës (një bime, një peme etj.).
3. fig., bised. Zhdukem. Ik e kromosu! (mallk.).
4. pës. e KROMÓS.
Sin.: zgjebosem, zgjebem, zhdukem.

STROKEM

STRÓK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më zë stroka. U strokuan dhitë. Qentë e rrugës ishin strukur.
Sin.: zgjebosem, zgjebem, kromosem, lebrosem.

ZGJEBOSEM

ZGJEBÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më zë zgjebja, më bie zgjebja. U zgjebosën dhitë. Po ndenje me qen, në mos do të ngordhësh, do të zgjebosesh. (fj. u.).
Sin.: zgjebem, kromosem, lebrosem, zhugem, fëlliqem, qelbem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.