Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PACÍPË (i, e) mb. Që nuk ka fare turp, që nuk i skuqet faqja nga asgjë, që i ka plasur cipa, i paturp, i pafytyrë; që është karakteristik për një njeri cipëplasur, i ulët, i paturpshëm. Burrë i pacipë. Grua e pacipë. Punë e pacipë.
✱Sin.: i paturp, i paturpshëm, i pafytyrë, cipëplasur, cipëdalë, cipëngrënë, turpngrënë, turpemadh, i ulët, i paskrupull, i pamarre, i pabojë, i lyrët, lyrës, i lyrikur, i shpërlarë, faqezi, faqedjegur, faqerrogoz, sorrak, i zdatur, lapërdhar, lapanjoz, zgjebarak, edepsëz, açik.
PÓSHTËR (i, e) mb. 1. Shumë i ulët nga morali e nga karakteri, i pandershëm, shumë i keq; i ulët, i keq. Njeri (burrë) i poshtër. Qëndrim (veprim) i poshtër. Sjellje e poshtër. Qëllime të poshtra. Në mënyrë të poshtër. Është i poshtër. S’bëhem i poshtër.
2. bised., shar. Shumë i dëmshëm; shumë i keq (zakonisht për diçka). Grip i poshtër. Vapë e poshtër. Dimër i poshtër.
3. krahin. Që ndodhet poshtë diçkaje tjetër, i poshtëm. Lagjja e poshtër. Bregdeti i poshtër.
✱Sin.: i ulët, i pandershëm, i paturp, i pacipë, i pafytyrë, i pistë, i ndotë, i ndyrë, i fëlliqur, faqezi, maskara, rezil, edepsëz, shpirtshitur, i poshtëm, batakçi, shpirtfëlliqur, shpirtkëllirë, shpirtndyrë, shpirtulët, i kobshëm, lapangjoz, zemërlig, rezil, rrufjan, rrugaç, kolerë, qen, delenxhi, surrat, zgjebarak, zuzar, krimb, bajgë, mut, i dobët, dallkauk, i keq, zhugan.
ZGJEBARÁK,~E mb. 1. Që ka zgjeben, që është me zgjebe, i zgjebosur. Qen zgjabarak. Dele (dhi, bushtër) zgjebarake. Racë zgjebarake.
2. përçm. I fëlliqur, i ndyrë, i veshur keq.
3. fig. I keq e i pacipë, i poshtër. Ky qen zgjebarak s’ka guxim të flasë.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Një tufë me zgjebarakë. - Ç'merresh me atë zgjebarak! - Qepe gojën, more zgjebarak! - Jua ndreq unë qejfin tani, or zgjebarakë! (folk.). Zgjeben s’e do askush, zgjebarakët shtohen përditë. (fj. u.).
✱Sin.: kromash, i zgjebosur, zgjebanik, i zgjebur, i kromosur, i lebrosur, i fëlliqur.
ZGJEBÓSUR (i, e) mb. 1. Që e ka zënë zgjebja, që ka zgjeben. Kafshë (bushtër) e zgjebosur. Dhi (dele) e zgjebosur. Të zbuar si qen të zgjebosur. Si mace të zgjebosura. Shtresë lëkurë delesh të zgjebosura. Kalë i zgjebosur. - Të mos tregohemi më as fodullë e as qerosë, as të zgjebosur dhe as me bishtin përpjetë. Dhinë e zgjebosur as qentë s’e hanë. (fj. u.). Dhia e zgjebosur moleps gjithë kopenë. (fj. u.). Dhia e zgjebosur ndahet nga shoqet. (fj. u.).
2. fig., përçm. I fëlliqur, i ndyrë dhe i veshur keq; që nuk ka fare vlerë. - Më të zgjebosur se i biri nuk më ka zënë syri deri më sot. Ka ca njerëz të zgjebosur. Kishte mënjanë ca para të zgjebosura.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
✱Sin.: zgjebarak, zgjebanik, i zgjebur, i kromosur, kromash, zhugan, kërmë, i lebrosur, zhugë.
♦ *Dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë (cakërr) mospërf.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë