Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zgjatohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZGJATEM

ZGJÁTEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem i gjatë a më i gjatë nga sa jam, zgjatohem, gjatohem. Sa u zgjat djali (vajza)! Iu zgjatën flokët (thonjtë). - Erdh e u zgjatua si kallam, sa po arrinte tavanin.
2. vetv. Shtrij trupin a gjymtyrët për të arritur diçkaështë larg ose për të parë a për të dëgjuarmirë diçka; vet. veta III shtrihet, drejtohet. U zgjat për të parë (për të dëgjuar). U zgjat për ta kapur. U zgjat nga dritarja. Krahët u zgjatën përpara. Hija e malitperëndim zgjatohej tutje mbi grunaja. Mos u zgjat tek nuk arrin. (fj. u.).
3. vetv., vet. veta III Shtrihet a hapet në një truallcaktuar ose në një drejtimcaktuar, shtrihet e arrin gjer në një vend. Rruga zgjatet buzë lumit. Shtyllat zgjaten derifshatin më të largët. Zotërimet e tyre zgjateshin deri në Drin.
4. vetv. Merrem me diçka a bëj diçka për një kohë më të gjatë nga sa duhej ose nga sa ishte menduar, e kaloj kohën e parashikuar; vijonshumë se ç'duhet. U zgjat shumë me fjalë. - Mos u zgjat më! - U zgjate ca. Kjo punë u zgjat e u tërkuzë.
5. vetv., vet. veta III Bëhet më e gjatë (për kohën); kund. shkurtohet. U zgjat nata (dita). Iu zgjat jeta. Iu zgjatshin ditët! (ur.).
6. pës. e ZGJAT1,2,4,5.
Sin.: zgjatohem, ngjatem, gjatohem, rritem, lëshohem, zgjatem, ndehet, hapet, drejtohet, shtyhet, vonohet, vijon, vazhdon, mban.
I janë zgjatur (i janë rritur) *thonjtë (dikujt) keq. M’u zgjatën *veshët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.