Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zgjatem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJATOHEM

GJATÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Zgjatem. Jam një krijesë e epërmegjatohem drejt reve më e larta se pemët.

NDEHEM

NDÉ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Shtrihem sa gjatë, gjerë. U ndeshtrat. U nde pranë zjarrit. U nde përtokë.
2. fig., vetv., vet. v. III Përhapet e mbulon diçka; bie. Po ndeheshin hijet e para të muzgut. U nde mjegulla (tymi). U nde nata (errësira). U nde një heshtje e plotë. sytë e saj ndehej një tis pikëllimi.
3. vetv., vet. v. III Tendoset. Iu nde fytyra. Ndehet si hark.
4. vetv. I vihem nga pas, e ndjek me vrap; i qepem. Iu ndenë qentë. Iu ndenë malit. Iu nde e s’iu nda.
5. pës. e NDEJ.
Sin.: shtëllitem, ngrihem, zgjatem, nderem, shtriqem, shtrihem, përhapet, mbulon, bie, ashpërsohet, acarohet, tendoset, ndjek, qepem, vihem.

NGJATEM

NGJÁT/EMI jovep., ~A (u), ~UR vetv. Zgjatem. U ngjat ta kapte mollëndegë. Ngjatem ta marr dhe nuk e arrij dot.

NGJATOHEM

NGJAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Zgjatem. Mbledhja u ngjatua pa fund.

PËRHAPEM

PËRHÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., zakon. sh. Largohemidrejtimendryshme dhe mbushim një shesh a gjithë vendin.
2. vetv., vet. v. III Shtrihetdrejtimendryshme diçkaështë e grumbulluar në një vend; zë gjithë vendin, pushton; prishet një grumbull, shpërndahet. U përhapën nëpër pyll (nëpër fushë). U përhap mjegulla. U përhap flaka (zjarri). Përhapën tingujt. Përhapet aroma e luleve. Përhapen rrezet e diellit.
3. vetv., vet. v. III Merr një shtrirje a përpjesëtimgjerë, zgjerohet; kap edhe vendetjera. Përhapet mbjelljasera. Përhapet përdorimi i pajisjeve kompjuterikemësim.
4. vetv., vet. v. III Kalon një sëmundje nga njëri tek tjetri, prek një shumicë njerëzish, mbartet, shtrihet. Sëmundjet ngjitëse përhapen shpejt.
5. vetv., vet. v. III Bëhet e ditur a e njohur për të gjithë ose për një rrethgjerë njerëzish; përvetësohet nga një shumicë njerëzish; shtrihet, popullarizohet. U përhap fjala (lajmi) se... Përhapet përvoja e më të mirëve.
6. vetv. Shpërndahem e merrem me gjëratjera që nuk lidhen shumë me thelbin e një çështjeje; zgjatem për së tepërmi kur merrem me studimin, me shqyrtimin a me trajtimin e diçkaje; nuk përqendrohemdiçka, hapem. U përhaphollësira (në gjërapanevojshme). Punon shumë, po përhapet tepër.
7. pës. e PËRHÁP.
Sin.: shpërndahem, përndahem, hapem, shpërhapet, shpërderdhet, shkoqem, përshkoqem, përshkënditem, hallakatem, davaritem, zhdavaritet, tuhatem, damahushet, përbishtem, shqepem, shtrihem, zgjerohem, derdhem, bie, qarkullohem, shpërpallet, dal, shkon, vete, kalon, tërhapem, zgjerohem, përdegem, çakërdisem, pushtohem, shkapërderdhem, shprishem, zhvillohem, rritem, shtrapëzohet, dëgjohem, njihem, përvetësohet, popullarizohem, hapërdahem, zgjatem, hapem, tërhapem. shpërqendrohem, shtohem, tejçohet, tejshtrihet, rrezatohet, depërton, gëlon, jehon.

PËRZGJATEM

PËRZGJÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zgjatem shumë.
2. pës., vet. v. III e PËRZGJÁT.

TEJZGJATEM

TEJZGJÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zgjatem më tej, vazhdojgjatë nga ç’duhet, vijoj, zgjatshumë nga ç’është parashikuar. falni se u tejzgjata.
2. vetv., vet. III Zgjatet më tej, më tepër. U tejzgjat hekurudha. Diskutimi (mbledhja) u tejzgjat.
3. pës. e TEJZGJÁT.

VARRAKATEM

VARRAKÁT/EM jovep., ~TA (u), ~TUR bised. 1. vetv. Zgjatem shumë në një punë për ta përfunduar; zvarritem, vonohem; e bëj ngadalë dhe si me zor. U varrakat shumë në atë punë. Varrakatet shumë. Mos u varrakat! Shumë u varrakate, na vonove kot.
2. pës. e VARRAKAT.
Sin.: zhargem, zhargitem, tororisem, zvarget.

ZGJATEM

ZGJÁTEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem i gjatë a më i gjatë nga sa jam, zgjatohem, gjatohem. Sa u zgjat djali (vajza)! Iu zgjatën flokët (thonjtë). - Erdh e u zgjatua si kallam, sa po arrinte tavanin.
2. vetv. Shtrij trupin a gjymtyrët për të arritur diçkaështë larg ose për të parë a për të dëgjuarmirë diçka; vet. veta III shtrihet, drejtohet. U zgjat për të parë (për të dëgjuar). U zgjat për ta kapur. U zgjat nga dritarja. Krahët u zgjatën përpara. Hija e malitperëndim zgjatohej tutje mbi grunaja. Mos u zgjat tek nuk arrin. (fj. u.).
3. vetv., vet. veta III Shtrihet a hapet në një truallcaktuar ose në një drejtimcaktuar, shtrihet e arrin gjer në një vend. Rruga zgjatet buzë lumit. Shtyllat zgjaten derifshatin më të largët. Zotërimet e tyre zgjateshin deri në Drin.
4. vetv. Merrem me diçka a bëj diçka për një kohë më të gjatë nga sa duhej ose nga sa ishte menduar, e kaloj kohën e parashikuar; vijonshumë se ç'duhet. U zgjat shumë me fjalë. - Mos u zgjat më! - U zgjate ca. Kjo punë u zgjat e u tërkuzë.
5. vetv., vet. veta III Bëhet më e gjatë (për kohën); kund. shkurtohet. U zgjat nata (dita). Iu zgjat jeta. Iu zgjatshin ditët! (ur.).
6. pës. e ZGJAT1,2,4,5.
Sin.: zgjatohem, ngjatem, gjatohem, rritem, lëshohem, zgjatem, ndehet, hapet, drejtohet, shtyhet, vonohet, vijon, vazhdon, mban.
I janë zgjatur (i janë rritur) *thonjtë (dikujt) keq. M’u zgjatën *veshët.

ZGJATOHEM

ZGJATÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Zgjatem.
2. pës., vet. v. III e ZGJATOJ1.

ZGËRDATEM

ZGËRDÁT/EM jovep., ~TA (u), ~TUR 1. vetv. Zgjatem, ndehem, shtrihem. - Mos u zgërdat para të madhit!
2. pës. e ZGËRDÁT.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.