Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËRRÝERJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gërryhet një vend, një send etj. Gërryerja e dheut (e shkëmbit, e drurit). Gërryerja e dhëmbit. Procesi i gërryerjes.
2. Veprimi shkatërrues i ujit, i shirave, i erës etj. në sipërfaqen e tokës dhe pasojat e tij, erozion. Mbrojnë tokën nga gërryerja.
3. Zgavër, gropë a e thelluar që bëhet kur gërryhet diçka.
✱Sin.: brejtje, ngrënie, gërresë, zgavër, zgavrim.
HALLMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Gërryerje e thellë e dheut për të bërë një gropë a hallkomë; gërmimi a rrëmimi i thellë për të zbuluar diçka. Hallmimi i tokës. Hallmimi i rrugës.
2. krahin. Zgavrim. Hallmimi i trungut. Hallmimi i murit.
3. fig. Prishje, shkallmim, dërrmim, rraskapitje. Hallmimi nga puna e vështirë.
✱Sin.: rrëmim, mihje, gërrmim, gërryerje, zgavrim, zgabullim, shkallmim, prishje, brejtje, lodhje, dërrmim, rraskapitje, shkatërrim.
ZGARBULLÍM,~I m. Veprimi kur zgarbulloj diçka; gërryerja e diçkaje përbrenda (zakonisht për drurin), zgavrim. Zgarbullimi i lisit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë