Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zgath”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZGATH

ZGATH vep., ~A, ~UR kal. 1. Ngroh pak ujin etj.; vak. - Zgathe pak tamlin!
2. Shpij, shkath; kund. ngath. Zgath këmbët (krahët). Zgath trupin.

ZGATHEM

ZGÁTH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shpihem; shkathem. Erdhazgathem pak.
2. vetv., vet. v. III Zbutet, ngrohet. Po zgathet moti.
3. pës. e ZGATH.

ZGATHJE

ZGATHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Ngrohje, vakje; zbutje.
2. Gjendja kur zgath diçka a kur zgathemi; shpirje, shkathje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.