Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zgarbë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHKABONJË

SHKABÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Aquila melanaetus) Shkabë. Në mal kishte parë një shkabonjë. I vogli i shkabonjës. E mbërtheu shkabonja.
2. Flamuri kombëtar. Shkabonja kuqezi.
3. fig. Vajzë a grua trime e sypatrembur. Shkabonja sypatrembur.
Sin.: shqiponjë, shqipe, shkabë, gabë, gabonjë, zgarbë.

TUTURINË

TUTURÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dru i zgavruar; zgarbë, zgërbonjë. Doli një dhelpër nga një tuturinë. Rrëqebulli u fsheh në një tuturinë lisi.

VRIMË

VRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. E hapur e rrumbullakët, në tokë, në mur, në një dërrasë, në trup etj., që është shpuar me diçka ose që është vetë e tillë; vend i shpuar në një petk, në këpucë etj.; birë. Vrimë e vogël (e rrumbullakët). Vrima e derës (e çelësit). Vrima e madhe e fuçisë. Vrima e poshtme e koshitmulliritblojës. Vrima e gjilpërës. Vrimat e hundës. Vrima e veshit. Vrima e ajrimit (tek.). Tulla me vrima. Qepi (zuri) vrimat. Filluanhapnin vrimatokë e të ngulnin në to ca hunj. Afruan sytë te vrima dheçarat midis dërrasave. Hyri nga një vrimë e gardhit.
2. bised. Zgavërtokë, në ndonjë dru etj., e cila shërben si strofkë për disa kafshë. Vrima e rrapit (lisit). Druri është bërë vrimë. Ulliri është bërë vrimë përbrenda. E bën strofkënvrimëlisit. Ketri e kishte strofkënvrimëtrungutgështenjës. Vrima e kunadhes (e ketrit, e gjarprit).
3. fig. bised. Vend i fshehtë, qoshe, skutë, strofkë. Fshihet vrimave. U fut në vrimë. Kërkon (nuk gjen) vrimë për të hyrë. Zunë vrimat. Vrima e miut-pesëqind grosh.
Sin.: birë, brimë, shpofkë, mazgallë, fyrlë, vesh, borde, çepojë, vërë, guxhuverë, zgërbonjë, zgarbë.
Bën një vrimë në ujë (në qiell, në shoshë) (dikush) nuk nxjerr asgjë nga një punëbën, merret me një punëkotë e që nuk jep fryte, s’fiton asgjë nga ajobën; shpon në ujë; bën mullarrërë; mbath pleshtin me potkonj. I bie *fyellit (kavallit) në një vrimë (dikush). futvrimëgjilpërës (dikush). 1. Është shumë i zgjuar a shumë i zoti; ta hedh kur të dojë; të bën atë që s’ta pret mendja. 2. shih e kalon (e shkon) në vrimëgjilpërës1(dikë). *Fyell pa vrima tall. Hap vrimëqiell (dikush) iron. shih bën një vrimë në ujë (në qiell, në shoshë) (dikush). Më sa hyn *buallivrimën (në veshin) e gjilpërës! Hyn (futet) në vrimë (në birë) të miut (dikush) ka shumë frikë dhe fshihet, nuk di ku të futet nga frika; është shumë frikacak; fshihet në një vendthellë. Kalon (shkon) nëpër vrimëgjilpërës (dikush) është shumë i zoti, di të dredhojë e të gjejë shpëtim, është i shkathët e i zgjuar, kapërcen çdo rrezik a pengesë; kalon (shkon) nëpër veshgjilpërës. E kalon (e shkon) në vrimëgjilpërës. 1. (dikë). E vëzhgon me kujdes dhe e studion imtësisht, ia zbulon me hollësi vlerat dhemetat, e shoshit mirë; e shtrëngon shumë kërkesën ndaj tij; e qorton rëndë a e gjykon rreptë; e futvrimëgjilpërës; e kalon (e shkon) në veshgjilpërës. 2. (diçka). E shqyrton dhe e studion me imtësi, nuk e pranon qoftë edhe me një të metëvogël; e kalon (e shkon) në veshgjilpërës. E la *leshinvrimë (dikush) tall. Nuk lë vrimë pa u futur (dikush) përzihet në çdo gjë, hyn kudo, heton e zhbiron për çdo gjë; fut hundët (hundën) (kudo). Mbyll (zë) vrimat plotësoj çdo prapambetjevogël në një punë, mbush çdo zbrazëti sadovogël; mbyll (zë) të çarat. Nxjerr *gjarprin nga vrima (dikush). S’i vjen pas vrimave (dikujt) thjeshtligj. përçm., vulg. nuk e dëgjon, nuk bën siç thotë ai; nuk i shkon pas avazit, nuk ia bën qejfin dikujt. Vrimë në erë punë e kotë, punë boshe; diçka pa vlerë dhe e panevojshme; vrimë në ujë. Vrima (bira) e fundit e kavallit përçm. njeri a diçka fare pa rëndësi, që askush nuk ia var, që s’ka peshë e nuk e çmon kush; dikush më i fundit a diçka më e fundit; bishti i fshesës; bishti i pallës. Vrima e miut pesëqind groshë! ku ta gjesh një vend a një mundësi për t’u fshehur ose për t’u mbrojtur kur të kanoset një rrezik i madh, s’di ku të futesh nga frika; ku ta gjesh një strehësigurt që të shpëtosh! Vrimë në ujë punë e kotë ose asgjë, diçka pa kurrfarë vlere, punë boshe; vrimë në erë.

ZGARBULL

ZGÁRBU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT Zgërbonjë, zgarbë.

ZGARBULLOJ
ZGARBË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.