Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zgafulloj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CAPËRLOJ

CAPËRL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., bised. 1. E grij dhe e bëjdisa copavogla; e bëj copë-copë; shqyej. Capërloj veshjen. I capërloi breshrilashtat.
2. fig. E mundoj dhe e lodh dikë; e dërmoj; çapëloj.
Sin.: copëtoj, shqyej, zgafulloj, dërrmoj, grij, këput, rraskapit.

PRISH

PRISH vep., ~A, ~UR kal. 1. E rrëzoj përdhe diçkandërtuar, rrënoj, shemb; e shkatërroj; kund. ndërtoj. Prishi shtëpinë (murin). Lagështia e prishi parketin. Po nuk prishe, nuk ndërton. (fj. u.). Një pikëçati prish një shtëpi. (fj. u.).
2. Bëjdiçka të mos punojë më, e dëmtoj sa të mos hyjëpunë; e nxjerr jashtë përdorimit, e bëjpapërdorshme; kund. ndreq. E prishi makinën (printerin, kompjuterin, celularin). Prish bucela e bëj kënaçe. (fj. u.). Prish shtëpi e bën kasolle. (fj. u.) prish diçkamadhe e me vlerë për diçkavogël e me vlerëpaktë. Mos e prish kazanin (jahninë) për një qepë. (fj. u.) mos e dëmto diçkamadhe për një gjë farevogël.
3. bised. E zbërthej diçkapjesët e saj përbërëse, e shpërbëj.
4. E shthur diçka. I prishi gërshetat.
5. edhe fig. E ngatërroj diçka, e çrregulloj, e pështjelloj. Ua prishi këngën nuk mban ritmin a melodinë e këngës njësoj me të tjerët, e ngatërron. E prishi punën. Kush llap shumë, do ta prishë njëherë. (fj. u.). Mortja merr ku prish punë. (fj. u.).
6. fig. Sjell humbjerënda materiale ose ekonomike, e çojshkatërrimplotë, dëmtoj rëndë; rrënoj. Prishi shtëpi e katandi. Prishi blegtorinë.
7. fig. Bëj që të dështojë diçka, shkatërroj. Ia prishi planin.
8. Shkriftoj diçka.
9. Përpush a lënur leshin, pambukun etj.; shprish.
10. E fshij atë që është shkruar; e shuaj duke i hequr vizë përsipër. Prishi një fjalë (një radhë). E prishi me një komandë.
11. bised. E zhduk, e vras dikë. Prishnin bletën vrisnin bletën duke thyer kosheren për të marrë mjaltin.
12. E shkatërroj; e mundluftë. E prishën armikun.
13. I bëj keq dikujt a diçkaje, e dëmtoj; e keqësoj. Drita e fortëprish sytë. Alkooliprish shëndetin. Bryma (lagështia) i prishi perimet. Shirat prishënmbjellat.
14. fig. Bëj që të humbasë vlerën a cilësitë e mira; zvetënoj, bastardoj. I prishi shijen (bukurinë). E prishin gjuhën duke përdorur fjalëhuaja pa nevojë. E prishi përmbajtjen e artikullit (e kronikës, e analizës). Kosin e prish uji, burrin e prish huqi. (fj. u.).
15. fig. E shthur dikë nga ana morale, e bëjkeq, e çojudhëkeqe, duke i mësuar vese; i heq një cilësimirë. Njeriu i keq prish edhetjerët. Deshi t’ia prishte djalin. I bukur shumë, por e prishin sytë. (fj. u.).
16. bised. Shtrembëroj fytyrën, buzët etj. për të shprehur një dhembje, një pakënaqësi etj. Prishi fytyrën (çehren). Prishi buzët.
17. bised. Thyej para, shkoq. Prishi pesë mijë lekë.
18. Harxhoj diçka, shpenzoj. E prishi tërë rrogën. Prishi për dasmë pa iu dridhur dora. Fiton pesë e prish (ha) gjashtë. (fj. u.). Kush merr shtatë e prish tetë, s’ka nevojë për kuletë. (fj. u.).
19. Ndot ajrin me një erë të keqe, e qelb; bëj që të bjerë erë diçka. Prishi ajrin (mjedisin).
20. fig. Ndyj, fëlliq. E prishën atmosferën e festës.
21. fig. Shkel një marrëveshje, një kontratë etj. që kam lidhur me dikë, nuk i qëndrojbesnik diçkaje, nuk e zbatoj më, nuk e mbaj. E prishi fejesën. Prishën marrëveshjen (kontratën). E prishi vendimin e mëparshëm.
22. Ndërpres rrjedhën e rregullt a zhvillimin e mëtejshëmdiçkaje, bëj që një gjendje të mos vijojë më. I prishi rehatinë (oreksin). Prishi qetësinë (heshtjen). Prishte rregullin (disiplinën). Ia prishi gjumin e zgjoi. Prish kreshmën ha gjëra që nuk lejohen gjatë periudhëskreshmëve. Prish Ramazanin ha ose pi gjëra gjatë kohës së agjërimit në muajin e Ramazanit.
23. I jap diçkaje një drejtim tjetër. I prish drejtimin lumit.
24. Lëroj tokën për së treti herë, kur nuk mbin fara e hedhur. E prishi arën.
25. Ia ndërroj gjendjen, e luaj nga qëndrimi që ka. I prish ekuilibrin diçkaje.
26. fig., bised. E kundërshtoj dikë, nuk veproj sipas dëshirës së tij, nuk i plotësoj dikujt një dëshirë, ia kthej fjalën. Nuk ia prish nënës (babait). Nuk ia prishi qejfin (dëshirën). S’di kujt t’ia prishi e kujt t’ia ndreqë.
27. bised. Zhvirgjëroj. E prishin përdhunisht.
Sin.: përprish, shemb, rrënoj, rrëzoj, shkatërroj, shkallmoj, shformoj, lumos, djallos, çart, çartoj, çakërdis, bitis, rrafshoj, trokoj, rropos, batallis, baçkallos, hallmoj, harmoj, dëmtoj, dërrmoj, shajtoj, çatrafiloj, zgafulloj, shpërbëj, shthur, çrregulloj, shkrif, shkriftoj, shprish, fshij, shuaj, shëmtoj, shfytyroj, dhunoj, përdhunoj, çnderoj, përçudnoj, zvetënoj, përdhos, bastardoj, degjeneroj, vdjerr, shtrembëroj, ngërdhesh, thartoj, kalb, qelb, dekompozoj, zjarrtis, pres, ndot, ndyj, egërsoj, vrenjt, dreqos, dreqnoj, djallëzoj, katranos, fëlliq, qulloj, qullos, harxhoj, shpenzoj, shkel, thyej, zhvirgjëroj, zhgardhoj, zhvendos, shpurris, faroj, faros, shfaros, paaftësoj, shkelmoj, nkeq, biroj, trondit, zhbëj, zezoj, capërloj, batalloj, çakordoj, çatalloj, shkalafis, zbërthej, kalbëzoj, kalbëzej, shkreh, shpleks, shpërthur, hikrroj, tharmëtoj, ngatërroj, çorganizoj, hallakas, pështjelloj, largoj, sëmur, tenjos, handakos, zhgërshetoj, përpush, lënur, shkarëzej, resis, zhduk, vras, topis, trash, çmpreh, rrah, djeg, shkërdhej, dhjes, nxiros, sterroj, çjerr, tres, keqësoj, acaroj, ligësoj, shkretoj, sharroj, thaj, vrugoj, zhgjymtoj, shpërkëndej, çedukoj, blej, korruptoj, ftoh, grind, perëndit, përandit, përkeq, horroj, ha, shkrij, shkrydh, zhgërryej, ndërpres, ndryshoj, mohoj, cenoj, kundërshtoj, shkafanjis, shkalavesh, shargoj.
As *ndreq e as prish (dikush). Prish *agjërimin. Prish një *ah për një bisht kmese (dikush) iron. I prish curlet (me dikë). Iu prish (i iku, i ndërroi) *çehrja (dikujt). E ka prishur *dorën (dikush). U prish nga *fiqiri (dikush). Ia prishi *fiqirin (dikujt). E prishi (e ndyu) *gojën (dikush). Nuk e prish *gjakun (dikush). prish (më turbullon) *gjakun (dikush a diçka). Nuk e prish *gjumin (dikush). prish *gjumin (dikush a diçka). Iu prish *imani (dikujt). Ia prish *mendjen (dikujt). Prish e nuk ndreq (dikush). 1. Është shkatërrimtar i madh. 2. Nuk bën asnjë punëmirë; nuk di a nuk do që të përfundojë diçka mirë. As prish e as ndreq (dikush) nuk të bën as mirë e as keq; as ndreq e as prish; as të ngroh e as të ftoh; as të pjek e as të djeg; as ndez e as shuan; as turbullon e as kthjellon; as të prin e as të ndjek; as qan e as qesh; (s’është) as për tutje e as për tëhu. S’prish *pazar (dikush). I prishën *pipëzat (pipat). I prishën pipat (*pipëzat). Të prish *punë (dikush a diçka). S’prish *punë! Ma prishi *qejfin (dikush). Nuk prish *qejf (dikush). Nuk e prish *qejfin (dikush). Prish *syrin (e keq) etnogr. I ka prishur *telat (me dikë). Nuk e prish *terezinë (dikush). Ia prish *toruan (dikujt). Ma prishi *zemrën (dikush). E prishi *zemrën (dikush).

SHKAMCOJ

SHKAMC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zbërthej kopsat, shkopsit; kund. kopsit. Shkamcoj këmishën. E shkamcoj bluzën.
2. Hap diçka me forcë. Shkamcoj kutinë nga kurioziteti. - Mos e shkamco ashtu, se do ta prishësh!
3. Prish diçka. E shkamcoi kulmin e shtëpisë. E shkamcoi lojën.
Sin.: shkopsit, zgafulloj, shpartalloj, shqyej.

ZBËRKOJ

ZBËRK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shqyej, çaj (për bishën kur çan berrat).
2. Përvesh. Zbërkoj llërët.
3. Liroj, shkopsit, zgafulloj. Zbërkoje fëmijën.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.