Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HALLAKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Shpërndarje e gjërave sa andej e këtej; lart e poshtë; në mënyrë të çrregullt. Hallakatja e kallinjve të grurit. Hallakatja e dollapit të rrobave.
2. Hapje e diçkaje të mbledhur, të kopsitur a të mbërthyer mirë; hardallosje, zgafullim, shpartallim, shqyerje, capërlim.
3. fig. Çakërdisje a sorollatje e dikujt sa andej e këtej; të qenët pa mbaruar asnjë punë, marrja me gjëra a punë të vogla e të parëndësishme; çakërdisje, hutim. Hallakatja kot më kot rrugëve. Hallakatja pa arsye e të shoqit. Hallakatja e detyruave.
4. Çoroditje; prishje mendsh; rrjedhje nga mendtë a rrokatje (nga pleqëria).
✱Sin.: shpërndarje, çrregullim, zgafullim, shpartallim, hardallosje, shqyerje, capërlim, sorollatje, çakërdisje.
ZBËRTHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zbërthej diçka; ndarja e diçkaje në pjesë përbërëse; shkulja e diçkaje që është mbërthyer në diçka tjetër; kund. mbërthim. Zbërthimi i vozës (i armës). Zbërthim i plotë. Zbërthimi i dërrasave (i arkave) me sqepar. - Mos bëni gabime gjatë zbërthimit!
2. Nxjerrja a heqja e diçkaje nga vendi ku është futur, është mbërthyer a është kapur; shkopsitje. Zbërthimi i këmishës (i jakës, i xhaketës). Zbërthimi i rripit. Zbërthimi i orës.
3. spec. Shpërbërje. Zbërthim i mëtejshëm. Zbërthimi i lëndëve kimike. Zbërthimi i molekulës në pjesët përbërëse. Reaksion zbërthimi (kim.). Zbërthim radioaktiv (kim.). Zbërthimi i dritës në ngjyra të ndryshme duke përdorur prizmin (fiz.).
4. Shqyrtim i një vepre, i një ideje, i një koncepti a i një diçkaje tjetër, duke e vështruar nga të gjitha anët për ta bërë sa më të qartë e të kuptueshme; shpjegim i hollësishëm, shkoqitje, shtjellim. Zbërthim logjik. Zbërthimi i monografisë. Zbërthimi i programit (i projektit). Zbërthim i tekstit. Zbërthimi në faktorë (mat.). I bëri një zbërthim të mirë. Zbërthim i domethënies (i kuptimit). Zbërthimi i botës së brendshme të personazheve (let.). Zbërthimi i shprehjeve algjebrike. Zbërthime të një niveli shkencor. Zbërthimi i projektbuxhetit (fin.).
5. fig. Shtytje a ngucje për ta detyruar dikë të flasë çdo gjë që di për diçka a për dikë. Zbërthimi i dëshmitarit.
6. Heqje nga zgjedha e kafshëve të mbrehura, çmbrehje, zgjidhje.
✱Sin.: shkulje, shkopsitje, shpërthekim, zgafullim, hapje, shqyrtim, analizë, imtësim, përimtim, shtjellim, shkoqitje, shqepje, çmbrehje, zgjidhje, shpërbërje, tjetërsim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë