Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GALERÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tunel i gërmuar në faqen e një mali a në një minierë për të nxjerrë xeherorë; kalim i nëndheshëm. Galeri kryesore. Galeri e verbër. Galeria e minierës. Galeri shfrytëzimi (ajrimi). Gryka e galerisë. Balli i galerisë. Hyrja e galerisë. Punëtor i galerisë. Hyj në galeri. Dal nga galeria.
2. Vrimë a zgafelle e gjatë nën tokë ose në dru, e gërryer nga kafshë a nga insekte të ndryshme.
3. teatër. Pjesa më e lartë dhe e dalë si ballkon në një sallë teatri me karrige për spektatorët. Vendet e galerisë. Shoh dramën nga galeria.
4. Ndërtesë e posaçme ku ruhen dhe ekspozohen veprat më të mira të artit (në pikturë, në skulpturë etj.); tërësia e veprave të artit që ruhen dhe ekspozohen në këtë ndërtesë. Galeria e arteve. Galeria e pikturës (e skulpturës). Sallat e galerisë. Vizitoj galerinë.
5. fig., let. Një varg i gjatë tipash ose figurash në një vepër artistike. Galeri heronjsh (portretesh, figurash).
✱Sin.: tunel, zgafellë, vrimë, llagëm, gamë, ekspozitë.
ZGAFÉLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [ZGAFÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] Gropë a vrimë e madhe në një mal, në një kodër etj., shpellë, guvë. Zgafelle e errët. Vend me zgafelle. Zgafellja e minierës. Balta dhe gurët e zgafellës. Minatorët e Trepçës ishin ngujuar në zgafellë. Hyri në një zgafelle. Ishim në një zgafellë të dy. S’ka zgafelle më të errët se kjo. Do të gjente mënyrën për të dalë nga zgafellja.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë