Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ZGËRLÁQ/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zbutet a squllet shumë; bëhet i flashkët. Fiqtë u zgërlaqën.
2. fig., vetv. Më pritet fuqia, lodhem e këputem fare; e lëshoj krejt veten, flashkem (kryesisht nga lodhja). U zgërlaq sikur kishte punuar tri ditë me kazmë pa pushuar. Kur sosi djali te portat e pallatit të mbretit, ishte zgërlaqur fare. (folk.). Duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë.
3. pës. e ZGËRLÁQ.
✱Sin.: zdërlaqem, sqaqem, rraskapitem, këputem, shkrehem, flashkem, lakatem, lëshohem, zgajtem, shkokërdhohem, shkordhem, qullosem.
ZGËRLÁQJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur zgërlaq a kur zgërlaqet diçka derisa bëhet e squllët. Zgërlaqja e mollëve. Manaferra të pjekura deri në zgërlaqje.
2. Lodhje, këputje, rraskapitje. Zgërlaqja nga rruga e gjatë. Pas një pune të lodhshme, një dush i ngrohtë ta heq gjithë atë zgërlaqje.
✱Sin.: rraskapitje, këputje, squllje, zbutje, shtypje, shkrehje, flashkje.
ZHGARDHN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Prish ose heq gardhin; zhgardhoj; kund. gardhoj.
2. Shthur a shprish diçka të thurur; çend; kund. end. E zhgardhnoi pëlhurën e endur.
3. fig. Shthuret; zvetënohet, prishet. Pasuria e ka zhgardhnuar djalin.
4. fig. E dobësoj; e ligështoj dikë; zgërlaq. Sëmundja e zgardhnoi keq.
5. E rrah fort dikë; e shqep në dru. E kishte zhgardhnuar paq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë