Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zgëq”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

QOSHE

QÓSH/E,~JA f. sh. ~E,~ET bised. 1. Kënd, cep, skaj. Objekt me qoshe. Qoshja e rrugës. Në qoshebuzëve.
2. Kryet e venditkëndin e një dhome a pranë oxhakut. Uletqoshe. Kishte zënë qoshen e vendit.
3. Skaj; skutë. Në një qoshelargët (të humbur). Në të katër qoshet. Në një qosheshtëpisë. Futet (rri) qosheve.
Sin.: kënd, cep, skaj, bash, krye, anë, rrëzë, skut, zgëq, vrimë.
U për (në) qoshe (dikush) u plak; nuk është më i aftë për punë e për të lëvizur; zuri qoshen. qan (të than) qoshen (dikush) e bën shumë mirë diçka, e kryen një punë me mjeshtëri, e qan; bën çdo gjë, s’ka punë që s’e bën. Qoshe e ngrohtë vend i qetë e i sigurt, ku me pak punë jetohet mirë; punë e rehatshme, pa telashe e pa vështirësi dhe me të ardhuramira; qoshe e rehatshme; kënd i ngrohtë; vend pëllumbash. Qosheqoshe në çdo anë, kudo, anekënd; cep më cep; këndkënd. Qoshe e rehatshme. vend ku ka pak punë për të bërë; punë e qetë, e lehtë, pa kokëçarje e pa shqetësime; qoshe e ngrohtë; kënd i ngrohtë; vend pëllumbash. E vunëqoshe (dikë) e nderuan shumë, e pritën me gjithëmirat. Zuri qoshen (dikush). 1. Është plakur dhe është rrëgjuar a është dobësuar shumë, s’delnga shtëpia, s’lëviz më; zuri këndin; u për (në) qoshe. 2. Rri mënjanë e rehat, shikon vetëm punët e veta.

SKUTË

SKÚT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e futurskaj të një vendi ose të një sendimbyllur nga disa anë; vend i mënjanuar, i fshehur ose që nuk rrihet nga njerëzit. Skutë e errët. Skutat e shtëpisë. Rri në një skutë.
2. Cep i futur, vend i mënjanuar dhe i fshehtë; kënd, qoshe. Gërmoi në të gjitha skutat. E kërkoi skutëskutë. Flisnin qosheve e skutave flisnin prapa shpine.
3. fig. Ana e panjohur, e thellë ose e fshehtë e diçkaje. skutat më të thellazemrës (të shpirtit). Në skutat më të errëtandërgjegjes.
Sin.: zgëq, rrëzë, vrimë, qoshe, skaj, skutëliq.

ZGËQ

ZGËQ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend i ngushtë, copë vend. Një zgëq vend. Dhomë sa një zgëq. Zgëqe poshtë shkallëve. Veç të ikësh nga ai zgëqi ku jeton prej një jete. Zgëqe të pabanuara anës rrugës.
2. Qoshe e fshehtë, skutë. Zgëqet e fshehta. Zgëqet e shtëpisë (e anijes). U fsheh (u struk) në një zgëq. I ngujuar në zgëqin e tij.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.