Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARÁP,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri me ngjyrë të errët të lëkurës, zezak nga Afrika ose Lindja e Mesme. Dallohej që ishte arap. Arapi erdhi me anije. Punonjësi ishte arap.
2. bised. Burrë (djalosh, çun) me lëkurë shumë të zeshkët, të errët. Djali ishte arap.
3. Figurë e përrallave shqiptare e ballkanike, që përfytyrohet si një zezak trupmadh, i fuqishëm e i frikshëm. Arap i zi. Arapi i detit.
4. Emër për kafshë shtëpiake me qime ose me lesh të zi (kalë, qen, ka, dash etj.). Bleva një arap (kalë). Qenin e tij e quante arap.
5. Lloj fiku kokërrvogël me lëkurë të zezë; arapofik. U poq arapi. Mbledh ca kokrra arapi!
♦ Është bërë *lesh (flokë) arapi (diçka). E bën *lesh arapi (diku a diçka).
NÉG/ËR,~RI m. sh. ~ËR, ~RIT Njeri me lëkurë të zezë; zezak. E ndihmoi një negër. Mik i negërve.
PËSHTÝM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëng pa ngjyrë e pak veshtullor, që prodhohet nga disa gjëndra të posaçme të gojës dhe që ndihmon për zbutjen e tretjen e ushqimeve. Gjëndrat e pështymës. Nxjerr shumë pështymë. Më thahet pështyma kam shumë etje, më thahet goja për ujë. Përcjell pështymën. I ngjitur me pështymë i ngjitur keq e që shkëputet menjëherë. I hodhi pështymën e pështyu. Pështymë mizash (biol.) endëz. Pështyma që qitet, nuk lëpihet. (fj. u.). S’shembet kalaja me pështymë. (fj. u.).
2. bised. Blozë. I zi si pështyma e oxhakut.
3. fig. Njeri i zeshkët në fytyrë.
4. fig. Ai që rri kokulur përpara të tjerëve, nga të këqijat që ka bërë; njeri i keq.
✱Sin.: shkumë, endëzIII, blozë, i zeshkët, zezak, i nxirë.
♦ Të bëhet pështyma *akull. Gëlltiti (kapërceu) pështymën (dikush) e ndjeu veten shumë ngushtë, nuk dinte ç’të thoshte a ç’të bënte; u zu ngushtë. Mbush *pusin me pështymë (me gjilpëra) (dikush) tall. E mbyti me pështymë (dikë) iu turr me fjalë, me të shara e me qortime, sa s’e la të përgjigjej. Iu tha pështyma (në gojë, në fyt) (dikujt) e ndjeu veten shumë ngushtë, nuk mundi të fliste më (nga ndonjë shqetësim a tronditje, nga ndonjë qortim i rëndë, nga që ka folur pa vend etj.); i ngeci (i mbeti) fjala në grykë; iu ngjit gjuha pas qiellzës; iu zu (iu tha) gjuha; iu mek (iu lëmek) zëri. Pa u tharë pështyma shumë shpejt, pa kaluar shumë kohë; në çast.
ZEZÁK,~E mb. 1. Që është i racës së zezë, që i përket racës së zezë (për njeriun). Punëtorët zezakë. Udhëheqës (prijës) zezak. Grupe etnike zezake. Popullsia zezake. Femra zezake. Presidenti i parë zezak. Robër zezakë. Shkrimtare (artiste, kërcimtare, atlete) zezake. Me nënë zezake. Ishte një nga fotografët e parë zezakë.
2. Që u takon zezakëve, që është për zezakët; që bëhet nga zezakët. Getot zezake. Lëvizja zezake. Kishat zezake. Tregu i zezakëve. Bizneset e zezakëve. Këngët e zezakëve.
ZI,~U (i) m. sh. ~NJ, ~NJTË (të) 1. Njeri i racës së zezë, zezak.
2. Ai, të cilit i ka ndodhur një fatkeqësi ose që është në gjendje shumë të keqe a të rëndë; i mjeri, i shkreti, fatkeqi; kund. i lumi. - Ç’të bënte, i ziu! Kishte frikë, i ziu! S'dinte nga t'ia mbante, i ziu! Të gjithë thonë se ai, i ziu, ka vuajtur shumë. I ziu Meto Kotole, prish shtëpi e bën kasolle! (fj. u.).
3. shah. Ai që luan me gurët e zinj në shah; vet. sh. gurët e zinj në lojën e shahut. Fitoi i ziu. Luan me të zinjtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë