Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zeshkem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NXIHEM

NXÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Bëhem me të zezë; lyhem a ndotem me diçkazezë ose të errët e të papastër; kund. zbardhem. Nxihem me bojë. Je nxirëballë. U nxi pas murit. U nxi nga qymyri.
2. vetv., vet. v. III Bëhet i zi; merr një ngjyrëmurrme, të errët, si të zezë. I nxihen pendët (qimet). Nxihet qielli (deti). Nxihet rrushi. Nxihen fiqtë. Më nxihet buza (mishi) mavijoset buza (mishi). U nxi koha u vrenjt, e mbuluan qiellin re të zeza. Zogjtë e korbit nxihen nga ditaditë.
3. vetv. Marr një ngjyrë si të bronzit nga dielli, zeshkem. Nxihemdiell (nga dielli). Iu nxi lëkura. Iu nxinë krahët (këmbët).
4. fig., keq., vetv. Mbushet një vend plot e përplot me diçka jo të dëshirueshme. U nxi mali me ushtarë. Nxihej fusha me jeniçerë. U nxinë rrugët me fashistë. U nxinë ledhet me kufoma. U nxi vendi me karkaleca.
5. fig., vetv. Bëhem i zymtë e i ngrysurfytyrë, vrenjtem. Me të dëgjuar kritikat, u nxi i tëri. Nxihet nga inati.
6. vetv. erret vështrimi e më duket gjithçka e zezë. M’u nxinë sytë m’u veshën sytë, m’u err vështrimi, nuk pashëtutje. Nënës iu nxi bota kur mori lajmin e zi.
7. vetv., vet. v. III. Errësohet, ngryset. U vonë, ka filluarnxihet.
8. pës. e NXÍJ1-3.
Sin.: nxirohem, nxirosem, sterrohem, zgjyrosem, serohem, mavijoset, vrugohet, zeshkem, zeshkohem, zezohem, mbushet, ngrysem, vrenjtem, zymtohem, irnohem, irnosem, nxij, zemërohem, vrugohem, verenikem, murrëtehem, errësohet, ngryset, muget.
S’i nxihet *balli (dikujt). U nxi me *bojë (dikush). M’u nxi *dera. M’u nxi *faqja. S’i nxihet *faqja (dikujt). S’i nxihet *fytyra (dikujt). Iu nxi *hunda (dikujt). M’u nxi *jeta. S’i nxihet *lara (dikujt) vulg. M’u nxinë *sytë. M’u nxinë *vetullat. M’u nxi (m’u nxiros) *zemra (shpirti).

TIGANISEM

TIGANÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Skuqet, fërgohettigan. A u tiganis mishi? A u tiganisën patatet?
2. fig., vetv. Nxihem shumë, përcëllohemdiell etj.; fërgohem, thekem, skuqem, rreshkem. U tiganisdiell. U tiganis gjatë korrikutranishte.
3. pës. e TIGANÍS.
Sin.: fërgohem, thekem, skuqem, rreshkem, piqem, përcëllohem, digjem, zeshkem.
Tiganiset (fërgohet, skuqet, cingariset) me *dhjamin e vet.

ZESHKIM

ZESHKÍM,~I m. Gjendja kur zeshkoj diçka a kur zeshkem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.