Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NXI/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. E bëj të zi, ngjyej me bojë të zezë; e ndyj me të zezë a me diçka të errët e të papastër; kund. zbardh. Nxij rrobat (fustanin, shaminë). I nxiu muret tymi (bloza). Nxij me bojë (me laps). Ia nxiu mishin (mishrat) e rrahu aq shumë sa iu bë mishi me njolla të zeza.
2. vet. v. III Bën që të marrë ngjyrë të murrme si të bronzit (për lëkurën). Ia ka nxirë lëkurën dielli.
3. fig. E paraqit të keq a me ngjyra të zeza; ia ul vlerën a meritat dikujt a diçkaje, ia zmadhoj anët e dobëta a të metat; njollos. Ia nxiu punën punonjëses së re. Nxin realitetin (gjendjen). I nxinë gabimet e dikujt. Ia nxiu biografinë.
4. shak. Shkruaj. Nxin letër. - Çfarë po nxin aty?!
5. jokal. Duket i zi, shquan nga ngjyra e zezë ose e murrme. Nxin qielli. Nxin pylli i pishave. I nxinte mjekra. Nxinin muret e vjetra. Nxin misri merr ngjyrë të gjelbër të errët misri kur vjen i mbarë. Nxin qyteti i braktisur.
6. jokal. Mbushet plot me diçka, sa duket si i zi. Nxin vendi nga njerëzit. Nxin qielli nga tufat e zogjve. Nxin deti nga anijet.
7. jokal., fig. Bëhem i zymtë dhe i ngrysur në fytyrë. Nxinte në fytyrë. E kishin detyruar të vinte, ndaj nxinte e sterronte.
✱Sin.: nxiroj, vrugoj, vrug, nxiros, sterroj, zgjyros, zeshk, zezoj, zymtoj, err, errësoj, shtrembëroj, njollos, denigroj, seroj, shkruaj, shkarravis, rrënxin, sterros, poshtëroj, murrëtehet, nxihem.
♦ E nxin edhe *borën (dikush) përb. Ia nxiu *faqen (dikujt). Ia nxiu *fytyrën (dikujt). Ia nxiu *jetën (dikujt). Nxin *letër (dikush) mospërf. Ma nxiu (ma hëngri) *shpretkën (dikush). Ma nxiu (ma nxirosi) *zemrën (shpirtin) (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë