Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zerva”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PELTE

PÉLT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ëmbëlsirë si qull i trashë, që përgatitet me niseshte e sheqer, paluze. E ushqen me pelte (fëmijën).
2. Lëng pemësh a perimeshlihettrashet duke zierzjarr. Pelte pemësh (ftonjsh, mollësh, kumbullash). Pelte domatesh.
3. Lëndë si qull i trashë; diçka e qullët. Pelte gjaku. Paçja ishte bërë pelte.
4. fig., bised. Njeri i ngjallur, por i pafuqishëm, njeri i qullët.
Sin.: paluze, llapa, zerva, qull, i qullët, qullash, qullamac.
U pelte (diçka) u shtyp e u zbut shumë; u hollua, u squll. E bëri pelte. 1. (diçka). E zbuti shumë, e holloi; e bëri lloç. 2. (dikë) bised. E rrahu fort, e shqepi në dru, e zhdëpi; ia zbuti kurrizin (dikujt); ia bëri kurrizin më të butë se barku (dikujt); e bëri peshk; e bëri petë. 3. (dikë a diçka). E shtypi krejt, e zbuti; e squlli; e bëri fërtele. Pelte pa kripë tall. dikush që nuk qëndron mirë, që nuk e mban trupin drejt (zakonisht për një fëmijë).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.