Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zengjin”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJËSHËM

GJËSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I pasur, i kamur. Njeri i gjëshëm. Nga bizhutë kuptohej që qe e gjeshme.
Sin.: pasanik, pasunar, kamës, zengjin.

GJËSHËM

GJËSH/ËM,~MI (i) m. sh. ~ËM, ~MIT (të) I pasur; pasanik. gjëshmit s'bëheshin merak për të pagjëshmit.
Sin.: i pasur, pasanik, zengjin.

ZENGJIN
ZENGJIN

ZENGJÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Pasanik; kund. i varfër. Zengjin i madh. Zengjini e fukarai. Zengjinët e rinj. Djalë zengjini. Ca rrojnë si zengjinë. Punonte argat te një zengjin. Derisa t’i teket zegjinit, fukarait i ka dalë shpirti. (fj. u.). Nga zengjini i ri mos u huaj kurrë. (fj. u.). Është fukara përjashta e zengjin përbrenda. (fj. u.). Vdekja nuk këqyr a është fukara a zengjin, po mbarë i përfshin. (fj. u.). Behari është për fukaranë, dimri është për zengjinë. (fj. u.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.