Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PIKËLLÚAR (i, e) mb. Shumë i hidhëruar, i helmuar. Prind i pikëlluar. Nënë (motër) e pikëlluar. Ishte shumë i pikëlluar (nga vdekja e nënës). Qante e pikëlluar.
✱Sin.: i pikërruar, i pikët, i brengosur, i hidhëruar, i helmuar, i helmatisur, helm, i helmët, i athëtuar, i vrerosur, vrer, i shastisur, i dëshpëruar, i plagosur, i plasur, pikërënë, zemërplagosur, zemërvrarë, zemërplasur, zemërpërvëluar, zemërbrengosur, zemërdjegur, zemërndrydhur, zemërthyer, zemërnxirë, zemërsfilitur, zemërzhuritur, shpirtvrarë, shpirthelmuar, shpirtplagosur, shpirtbrengosur, shpirtzbrazur, i mjeruar, buzëplasur, buzëçarë, buzëqarë, buzëdjegur, buzëpërvëluar, buzëpjekur, buzëvrer, buzëkyçur, kokulur, i trishtuar, i rrushkulluar, i tronditur, i zhuritur, i vrarë, i vrertë, i lënduar, i djegur, i përvëluar, i shajtuar.
PËRMALLÚAR (i, e) mb. Që është përmalluar.
✱Sin.: i mallëngjyer, i dëshiruar, i djegur, dhembjemadh, shpirtzhuritur, zemërzhuritur, zemërpërvëluar, zemërdjegur, i përvëluar, i zhuritur, zhur.
ZEMËRDJÉGUR mb. 1. I lënduar nga vdekja e një njeriu të afërm e të dashur, i përvëluar nga një hidhërim i madh; zemërpërvëluar. Dhembja e nënës zemërdjegur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Iu bënë sytë ujë, zemërdjegurës.
✱Sin.: zemërpërvëluar, zemërzhuritur, zemërnxirë, shpirtzhuritur, i përvëluar, i përmalluar.
ZEMËRZHURÍTUR ndajf. Me zemër të zhuritur nga malli për dikë a nga dëshira e madhe për diçka ose nga vdekja e një njeriu shumë të afërt. Vdiq zemërzhuritur.
✱Sin.: zemërpërvëluar, zemërdjegur, shpirtzhuritur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë