Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMÉB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Amoeba) Kafsha më e thjeshtë njëqelizore, që jeton në ujë dhe që ndryshon trajtë gjatë lëvizjes. Ameba patogjene. Sistemi i tretjes te ameba. Riprodhimi i amebës. Roli i amebës në ekosistem. Shumëzimi i amebës. Ameba njëqelizore. Ameba bakterore. Mbretëria e amebave. Lëvizshmëria e amebave. Ameba zemërthyer lloj paraziti që sulmon rruazat e kuqe të gjakut në mukozën e zorrëve dhe shkakton diarre, lodhje etj.
2. fig., përçm. Njeri pa aftësinë e duhur mendore për të arsyetuar e për të gjykuar: E thjeshtë si amebë. Me tru amebe.
DEPRESÍV,~E mb., psik., mjek. 1. Që ka të bëjë me depresionin, i depresionit; ligështues. Çrregullim depresiv.
2. I ligështuar; zemërthyer e i ndrydhur; i rënë, i shkurajuar. Në gjendje depresive.
3. Që shkakton një ndjenjë trishtimi; që e bën të vështirë për shikuesin ose dëgjuesin të ndihet i lumtur ose i gëzuar. Ngjarje depresive.
LËNDÚAR (i, e) mb. 1. Që është goditur e plagosur ose që është ngacmuar dhe të jep dhimbje (për një pjesë të trupit, për një plagë). Me krah të lënduar. Plagë e lënduar.
2. fig. I prekur thellë; i fyer. Me zemër të lënduar. Mbeti i lënduar.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: i goditur, gjakosur, i përgjakur, i plagosur, i ngacmuar, prekur, i brengosur, i vrarë, i ganduar, i fyer, i cenuar, zemërthyer, zemërdredhur, i sfilitur.
♦ Me *zemër (me shpirt) të lënduar
PIKËLLÚAR (i, e) mb. Shumë i hidhëruar, i helmuar. Prind i pikëlluar. Nënë (motër) e pikëlluar. Ishte shumë i pikëlluar (nga vdekja e nënës). Qante e pikëlluar.
✱Sin.: i pikërruar, i pikët, i brengosur, i hidhëruar, i helmuar, i helmatisur, helm, i helmët, i athëtuar, i vrerosur, vrer, i shastisur, i dëshpëruar, i plagosur, i plasur, pikërënë, zemërplagosur, zemërvrarë, zemërplasur, zemërpërvëluar, zemërbrengosur, zemërdjegur, zemërndrydhur, zemërthyer, zemërnxirë, zemërsfilitur, zemërzhuritur, shpirtvrarë, shpirthelmuar, shpirtplagosur, shpirtbrengosur, shpirtzbrazur, i mjeruar, buzëplasur, buzëçarë, buzëqarë, buzëdjegur, buzëpërvëluar, buzëpjekur, buzëvrer, buzëkyçur, kokulur, i trishtuar, i rrushkulluar, i tronditur, i zhuritur, i vrarë, i vrertë, i lënduar, i djegur, i përvëluar, i shajtuar.
ZEMËRPRÍSHUR ndajf. Pa dëshirë, e pa qejf, mëdyshas, me zemër të prishur, zemërthyer. U largua (iku) zemërprishur.
✱Sin.: zemërthyer, qejfmbetur, qejfprishur, kokëmënjanë.
ZEMËRTHÝER ndajf. Pa dëshirë, pa qejf, me zemër të thyer, zemërprishur. Doli (iku) zemërthyer. - Pse më rri, moj, zemërthyer, / Kush ta ka prishur sevdanë. (folk.).
ZEMËRÇÁRTUR mb. 1. Me zemrën të çartur; zemërthyer, zemërprishur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë