Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që vepron në përputhje me moralin e normat e shoqërisë, që sillet dhe punon me nder, me drejtësi e me ndërgjegje; kund. i pandershëm. Njeri i ndershëm. Qytetar i ndershëm. Nëpunës të ndershëm. I ndershëm gjer në thembër.
2. Që bëhet duke punuar me nder, me drejtësi e me ndërgjegje; që përshkohet nga qëllime të drejta e të pastra, që shpreh drejtësi e çiltëri. Punë (sjellje) e ndershme. Qëndrim i ndershëm. Qëllime (synime) të ndershme. Me rrugë të ndershme. Proces i ndershëm.
3. Që përputhet me ligjet e ndershmërisë, të detyrës, të virtytit; që është i pastër moralisht; i pacenuar, i panjollosur. Vajzë (grua) e ndershme. Familje e ndershme. Njerëz të ndershëm. Të qenët i ndershëm.
✱Sin.: i ndërgjegjshëm, i virtytshëm, shpirtdëlirë, zemërbardhë, i ndermë, zemërartë, zemërdëlirë, i dëlirë, zemërpastër, i sjellshëm, zemërflori, zemërhapur, i sinqertë, faqelarë, qëllimmirë, fillmirë, fisnik, esnaf, i drejtë, i paanshëm, i çiltër, i pastër, besnik, i pacenuar, i panjollosur, namusqar.
SHPIRTDËLÍRË mb. Që nuk ka asgjë të keqe në shpirt, që e ka shpirtin të pastër; i çiltër, i ndershëm, zemërpastër, zemërdëlirë.
SHPIRTPÁSTËR mb. Që nuk ka asgjë të keqe në shpirt, që e ka shpirtin të pastër, zemërpastër; kund. shpirtfëlliqur.
ZEMËRÁRTË mb., fig. 1. Që e ka zemrën shumë të mirë e të pastër, i padjallëzuar; zemërbardhë, fisnik. Njeri zemërartë. Grua zemërartë. Gjyshja ime zemërartë. Ishte shumë i zgjuar dhe zemërartë. Ajo është e ndjeshme dhe zemërartë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Mendjendriturit dhe zemërartët e shoqërisë.
✱Sin.: zemërdëlirë, zemërflori, zemërpastër, punëmbarë.
ZEMËRBÓRË mb. 1. Zemërpastër, zemërbardhë; kund. zemërkatran. Malësorë zemërborë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
ZEMËRDËLÍRË mb., poet. 1. Zemërpastër; zemërartë. Të rinj zemërdëlirë. Vasha zemërdëlirë. Të dua pa hile, / Se je zemërdëlirë. / Ma ruaj atë syrin, / Që më luajti fiqirë. (folk.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: shpirtdëlirë, shpirtçiltër, shpirtpastër, i çiltër, i qëruar, i ndershëm, zemërborë.
ZEMËRPÁSTËR mb. 1. Që nuk ka asgjë të keqe në zemër, që ka zemër të pastër, zemërdëlirë; kund. zemërzi. Vajzë zemërpastër. - Si mund t’i dallojmë njerëzit zemërpastër?
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
ZEMËRQËRÚAR mb. 1. Që është i çiltër, që është i pastër shpirtërisht; zemërpastër, zemërdëlirë. Njeri zemërqëruar.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
ZEMËR/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që ua do të keqen a u bën keq të tjerëve; që kënaqet me fatkeqësinë e një tjetri; shpirtkazmë, shpirtzi, e ka zemrën qymyr; kund. zemërbardhë, zemërpastër, zemërdëlirë. Shpirtvogël e zemërzi. Nëpunës zemërzinj.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Shpifjet e zemërzinjve. Ndonjë zemërzi e ka bërë këtë punë. Me zemërzinjtë jeta është e zezë. (fj. u.).
✱Sin.: zemërnxirë, zemërkatran, zemërkeq, zemërlig, zemërngushtë, shpirtzi, shpirtkazmë, shpirtkatran, shpirtlig, zemërqen, barkkalbur, barkkeq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë