Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PANDJÉSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i aftë të kapë ngacmimet nga bota e jashtme ose që i kap ato me shumë vështirësi; që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme (për lëkurën ose pjesë të ndryshme të trupit); kund. i ndjeshëm. Lëkurë e pandjeshme. Vesh i pandjeshëm. Pjesë të pandjeshme të trupit.
2. Që nuk preket në ndjenja, që nuk ka zemër; që nuk i bën përshtypje pothuaj asgjë; i ftohtë. Njeri i pandjeshëm. Grua e pandjeshme. Me zemër të pandjeshme.
3. Që ka një ndryshim aq të vogël sa që nuk ndihet pothuajse fare, shumë i vogël. Ngritje (rritje, ulje) e pandjeshme. Dëme (humbje) të pandjeshme. Dallime të pandjeshme. Në mënyrë të pandjeshme pak.
4. Shumë i ulët, sa mezi dëgjohet.
5. spec. Që nuk pëson ndryshime nga ndikimi i jashtëm; që ka ndjeshmëri të ulët. Pllakë e pandjeshme.
✱Sin.: i ftohtë, i pandjenjë, i ngurtë, zemërftohtë, zemërakull, zemërgur, apatik, i pangacmueshëm, i papërfillshëm.
ZEMËRFTÓHTË mb. 1. Që nuk ka dhembshuri e dashuri për të tjerët, që nuk ndien asgjë për tjetrin; që nuk preket nga fatkeqësitë e hidhërimet e të tjerëve; zemërgur. Njeri zemërftohtë. Ai ishte zemërftohtë e i pamëshirshëm me të tjerët.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
ZEMËRFTOHTËSÍ,~A f. Të qenët zemërftohtë, dallojë e atij që e ka zemrën të ftohtë. E ndiem menjëherë zemërftohtësinë e pritësve. Ky popull karakterizohej nga zemërftohtësia.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë