Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËNDÚAR (i, e) mb. 1. Që është goditur e plagosur ose që është ngacmuar dhe të jep dhimbje (për një pjesë të trupit, për një plagë). Me krah të lënduar. Plagë e lënduar.
2. fig. I prekur thellë; i fyer. Me zemër të lënduar. Mbeti i lënduar.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: i goditur, gjakosur, i përgjakur, i plagosur, i ngacmuar, prekur, i brengosur, i vrarë, i ganduar, i fyer, i cenuar, zemërthyer, zemërdredhur, i sfilitur.
♦ Me *zemër (me shpirt) të lënduar
ZEMËRDRÉDHUR mb. 1. I frikësuar, i shqetësuar. Njeri zemërdredhur. Nëna e tij zemërdredhur dinte t’i fshihte lotët para fëmijëve.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
ZEMËRDRÉDHUR ndajf. Gjithë frikë e shqetësim, me zemër të dredhur. U zgjua zemërdredhur. E lexoi zemërdredhur. Priste (rrinte, dëgjonte) zemërdredhur. Shohin zemërdredhur babain e tyre. Ishte një kutizë e vogël, që ajo e hapi zemërdredhur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë