Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHPIRTDHEMBSHURÍ,~A f. Të qenët shpirtdhembshur, vetia e njeriut që është shpirtdhembshur, zemërdhembshuri.
SKOFÍ,~A f. Sjellje e butë dhe e hijshme, që lë përshtypje të mira tek të tjerët; qëndrim i sjellshëm e i kujdesshëm me të tjerët. Skofi e natyrshme (e çiltër). Flet me skofi. Sillet plot skofi.
✱Sin.: mirësjellje, zemërbutësi, zemërdhembshuri.
ZEMËRBUTËSÍ,~A f. Të qenët zemërbutë, vetia e njeriut zemërbutë; dhembshuri, mëshirë. Zemërbutësia e nënës. Sillet me zemërbutësi. Gjeti zemërbutësi në sytë e këtij njeriu. Sa e madhe është zemërbutësia. Duke qortuar me zemërbutësinë e një nëne. Përfituan nga zemërbutësia e tyre.
✱Sin.: zemërdhembshuri, dhembshuri, shpirtbutësi, shpirtdhembshuri, dhemburi, mëshirë.
ZEMËRDHEMBSHURÍ,~A f. Të qenët zemërdhembshur, vetia e njeriut zemërdhembshur, zemërbutësi. E priti (e përcolli) me zemërdhembshuri të madhe. E shpreh dhembshurinë jo me fjalë, po me vepra. Dhembshuri do të thotë të dish të futesh në shpirtin e njerëzve. Herë-herë ai vetë kishte përshtypjen sikur zemra do t’i çahej nga zemërdhembshuria dhe nga dashuria për të.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë