Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PRÉKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të preket me dorë a me diçka tjetër; që mund të kapet nga shqisa e të prekurit; kund. i paprekshëm. Vetitë e prekshme të sendeve.
2. Që mund ta zërë një sëmundje; që mund të cenohet lehtë; kund. i paprekshëm. I prekshëm nga sëmundjet. Ky lloj rrushi është shumë i prekshëm nga hiri. Bimë e prekshme nga bryma.
3. Që ndikohet lehtë nga diçka, që i nënshtrohet lehtë veprimit e ndikimit të diçkaje, e cila mund të lërë gjurmë; kund. i paprekshëm.
4. fig. Që preket në ndjenja a fyhet shumë lehtë; që shqetësohet shumë shpejt.
5. fig. Që nuk duron fare, që mallëngjehet shumë lehtë; që i vjen keq për këdo e për gjithçka, shumë i ndjeshëm; kund. i paprekshëm. Njeri i prekshëm. Vajzë e prekshme. Zemër e prekshme.
6. fig. Që të prek; prekës, i thekshëm. Ndarje e prekshme. Çast i prekshëm. Fjalë të prekshme. Histori e prekshme.
7. fig. Që kapet a kuptohet lehtë; i dukshëm e i qartë. Problem i prekshëm nga të gjithë. Përmirësim i prekshëm.
✱Sin.: i ndjeshëm, emocional, cipëhollë, zemërbutë, prekës, i dukshëm, i perceptueshëm, i cenueshëm, i dëmtueshëm, i ndikueshëm, sedërtar, sedërqar, sedërmadh, zemërdobët, zemërdhembshur, i brishtë, shpirtbutë, i dhembshur, i mallëngjyeshëm, lëkurëhollë, prekës, mallëngjyes, i thekshëm, i kuptueshëm, i kapshëm, i qartë.
SHPIRTDHÉMBSHUR mb. 1. Që ndien dhembshuri për atë që vuan, që e ka shpirtin të ndjeshëm dhe i vjen keq kur i sheh të tjerët që vuajnë; shpirtbutë, zemërdhembshur.
2. si em. Sipas kuptimit të mbiemrit.
ZEMËRBÚTË mb. 1. Që e ka zemrën të butë e preket shpejt; që i vjen keq për të tjerët dhe ua fal fajet e gabimet, që i mëshiron të tjerët; i ndjeshëm, zemërdhembshur. Baba zemërbutë. Tregohet zemërbutë. Prindët i ka zemërbutë. - Kjo vajzë është shumë zemërbutë dhe nuk e duron dot një hidhërim të tillë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: zemërdhembshur, shpirtbutë, i dhembshur, i prekshëm, shpirtdhembshur, hirmadh, mëshirëplotë.
ZEMËRDHÉMBSHUR mb. 1. Që ndien dhembshuri për atë që vuan, që e ka zemrën të ndjeshme dhe i vjen keq kur i sheh të tjerët që vuajnë; zemërbutë; kund. zemërgur. Baba (nënë, motër, njeri) zemërdhembshur. Artist zemërdhembshur. Hallexhi zemërdhembshur. Është shumë zemërdhembshur. - Bëhu zemërdhemshur edhe ti! - O nëna zemërdhembshura, sa netë pa gjumë, sa ditë pa qetësi ju kemi dhënë!
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
ZEMËRDHEMBSHURÍ,~A f. Të qenët zemërdhembshur, vetia e njeriut zemërdhembshur, zemërbutësi. E priti (e përcolli) me zemërdhembshuri të madhe. E shpreh dhembshurinë jo me fjalë, po me vepra. Dhembshuri do të thotë të dish të futesh në shpirtin e njerëzve. Herë-herë ai vetë kishte përshtypjen sikur zemra do t’i çahej nga zemërdhembshuria dhe nga dashuria për të.
ZEMËRÚLËT mb. Zemërbutë, zemërdhembshur; kund. zemërqen.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë