Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHPIRTBUJARÍ,~A f. Të qenët shpirtbujar, vetia e njeriut shpirtbujar, zemërbujari, zemërgjerësi. Virtyti i shpirtbujarisë. Shpirtbujaria e shqiptarëve. E priti me shpirtbujari.
✱Sin.: shpirtbujar, zemërbujari, zemërgjerësi, shpirtmadhësi.
ZEMËRBUJÁR,~E mb. 1. Që është bujar nga zemra; shpirtbujar, zemërgjerë, zemërbardhë, fisnik. Popull besnuk e zemërbujar. Rini zemërbujare. Djalosh aq zemërbujar nuk kisha parë. Ka qenë gjithnjë zemërbujar.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Shembull zemërbujari. Zemërbujari gjegjet si i ka hije. (folk.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë