Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRENGÓSUR (i, e) mb. 1. Që ka një brengë, që vuan shumë shpirtërisht, shumë i hidhëruar e i mërzitur, që ka një gur në zemër, që e ka zemrën të vrarë. Nënë e brengosur. Zemër e brengosur. Me shpirt të brengosur.
2. Që është brengosur, i trazuar, i shqetësuar thellë në shpirt; që shpreh një merak të madh. Vështrim i brengosur. Rri (është, duket) shumë i brengosur.
✱Sin.: i hidhëruar, i trishtuar, i pikëlluar, i plagosur, zemërplasur, zemërbrengosur, zemërnxirë, i sëndisur, i leqendisur, i sfilitur, i plasur, i shqetësuar, i merakosur, i sëkëlldisur.
PIKËLLÚAR (i, e) mb. Shumë i hidhëruar, i helmuar. Prind i pikëlluar. Nënë (motër) e pikëlluar. Ishte shumë i pikëlluar (nga vdekja e nënës). Qante e pikëlluar.
✱Sin.: i pikërruar, i pikët, i brengosur, i hidhëruar, i helmuar, i helmatisur, helm, i helmët, i athëtuar, i vrerosur, vrer, i shastisur, i dëshpëruar, i plagosur, i plasur, pikërënë, zemërplagosur, zemërvrarë, zemërplasur, zemërpërvëluar, zemërbrengosur, zemërdjegur, zemërndrydhur, zemërthyer, zemërnxirë, zemërsfilitur, zemërzhuritur, shpirtvrarë, shpirthelmuar, shpirtplagosur, shpirtbrengosur, shpirtzbrazur, i mjeruar, buzëplasur, buzëçarë, buzëqarë, buzëdjegur, buzëpërvëluar, buzëpjekur, buzëvrer, buzëkyçur, kokulur, i trishtuar, i rrushkulluar, i tronditur, i zhuritur, i vrarë, i vrertë, i lënduar, i djegur, i përvëluar, i shajtuar.
SHPIRTBRENGÓSUR mb. Që e ka shpirtin të brengosur, i vrarë shpirtërisht, i hidhëruar, zemërbrengosur. U nis zemërbrengosur.
SHPIRTBRENGÓSUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që e ka shpirtin të brengosur, që është e vrarë shpirtërisht, i hidhëruar. Shpirtbrengosura nuk fliste më me asnjë.
✱Sin.: i brengosur, i hidhëruar, zemërbrengosur.
TRISHTÚAR (i, e) mb. 1. Që është trishtuar; që shpreh trishtim; i pikëlluar; kund. i gëzuar. Me pamje të trishtuar. Me zë të trishtuar. Njeri i trishtuar. Zemër e trishtuar. Zë i trishtuar. Është (rri) i trishtuar. Iku i trishtuar.
2. Që të trishton. Lajm i trishtuar.
✱Sin.: i brengosur, i pikëlluar, i vrerosur, i helmuar, i zymtë, i zymtuar, zymtuar, zemërplasur, zemërbrengosur, zemërnxirë, buzëqarë, i përvajshëm, i vrerosur, i tronditur, i shqetësuar, i trazuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë