Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zemërashpër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZEMËRASHPËRSI
ZEMËRGUR

ZEMËRGÚR,~E mb. 1. Që s'i zbutet zemra nga asgjë, që e ka zemrënftohtë e të pandjeshme si gur; i pamëshirshëm, i pashpirt, sikur ka lindur prej gurit; kund. zemërbutë. Baba zemërgur. Faraoni zemërgur. Njerkë zemërgure. Është zemërgur e nuk i vjen keq për askënd e për asgjë.- Mos u bëj zemërgure! - Pse bëhesh kaq zemërgur edhe me pjellën tënde? Të jetë kaq zemërgur sa thonë?! - pyeste veten.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Ky rrëfim nuk është për zemërgurët. Më mirë ankoju drurit se zemërgurit. (fj. u.). - Fli, o zemërgure, i thirri pa zë.
Sin.: zemërakull, zemërashpër, zemërhekur, zemërshkëmb, i pamëshirshëm, i pashpirt, mizor.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.