Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PANDJÉSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i aftë të kapë ngacmimet nga bota e jashtme ose që i kap ato me shumë vështirësi; që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme (për lëkurën ose pjesë të ndryshme të trupit); kund. i ndjeshëm. Lëkurë e pandjeshme. Vesh i pandjeshëm. Pjesë të pandjeshme të trupit.
2. Që nuk preket në ndjenja, që nuk ka zemër; që nuk i bën përshtypje pothuaj asgjë; i ftohtë. Njeri i pandjeshëm. Grua e pandjeshme. Me zemër të pandjeshme.
3. Që ka një ndryshim aq të vogël sa që nuk ndihet pothuajse fare, shumë i vogël. Ngritje (rritje, ulje) e pandjeshme. Dëme (humbje) të pandjeshme. Dallime të pandjeshme. Në mënyrë të pandjeshme pak.
4. Shumë i ulët, sa mezi dëgjohet.
5. spec. Që nuk pëson ndryshime nga ndikimi i jashtëm; që ka ndjeshmëri të ulët. Pllakë e pandjeshme.
✱Sin.: i ftohtë, i pandjenjë, i ngurtë, zemërftohtë, zemërakull, zemërgur, apatik, i pangacmueshëm, i papërfillshëm.
ZEMËRÁKULL mb. 1. Që nuk ka ndjenja, që nuk ndien asgjë, që e ka zemrën të ftohtë; që nuk i dhimbset asgjë; zemërgur. Baba zemërakull. Princesha (heroina) zemërakull. Njerëz zemërakull si ata. Njeriu vetë bie në shkallën ma të ulët e bahet i keq e zemërakull.
2. em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. - Cili qenka ky zemërakull që të bën të vuash, moj hënë? (folk.).
ZEMËRÁKULL ndajf. Me gjak të ngrirë, me ankth. E prita më kot zemërakull.
ZEMËRGÚR,~E mb. 1. Që s'i zbutet zemra nga asgjë, që e ka zemrën të ftohtë e të pandjeshme si gur; i pamëshirshëm, i pashpirt, sikur ka lindur prej gurit; kund. zemërbutë. Baba zemërgur. Faraoni zemërgur. Njerkë zemërgure. Është zemërgur e nuk i vjen keq për askënd e për asgjë.- Mos u bëj zemërgure! - Pse bëhesh kaq zemërgur edhe me pjellën tënde? Të jetë kaq zemërgur sa thonë?! - pyeste veten.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Ky rrëfim nuk është për zemërgurët. Më mirë ankoju drurit se zemërgurit. (fj. u.). - Fli, o zemërgure, i thirri pa zë.
✱Sin.: zemërakull, zemërashpër, zemërhekur, zemërshkëmb, i pamëshirshëm, i pashpirt, mizor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë