Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLËHÁPUR ndajf. 1. Me ndërgjegje të pastër, me kokën lart; ballëlart, ballëçelur; kund. ballëfshehur. Qëndron (shkon, del) ballëhapur. E pres ballëhapur. Eci (dal) ballëhapur përpara të tjerëve.
2. Me guxim e pa druajtje, ballë për ballë; me gjoks hapur; me çiltërsi, çiltas, zemërhapur, zemërçelur; me zemër në dorë, me dorë në zemër. E përballoi ballëhapur provën. Rrinte ballëhapur. Foli ballëhapur për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve. Iu drejtua ballëhapur. I dal së keqes ballëhapur. Mbron ballëhapur nderin e dinjitetin e vet.
✱Sin.: ballëlart, ballëçelur, çiltas, zemërhapur, zemërçelur.
ZEMËRHÁPUR mb. I çiltër, që nuk ka gjë të fshehtë, i padjallëzuar; i hapur. Njeri zemërhapur. Qëndrimi i tyre zemërhapur. - Ashtu qe e ashtu mbeti, zemërhapur dhe i dashur.
✱Sin.: zemërçelur, shpirthapur, i çiltër, i hapur, çiltas, çiltërisht, haptas.
ZEMËRÇÉLUR mb. 1. Zemërhapur, i hapur, i çiltër. Djalë zemërçelur. E qeshura zemërçelur. Gjithnjë ishte zemërçelur e plot gjallëri.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: zemërhapur, i hapur, i çiltër, i patëkeq.
ZEMËRÇÉLUR ndajf. Me zemër të hapur, me çiltëri, çiltas, zemërhapur. E priti (i foli) zemërçelur.
ZEMËRÇÉLË mb. Zemërçelur.
ZEMËRÇÉLËT mb. Zemërçelur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë