Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRGJEGJËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët përgjegjës; detyra që ka dikush për të organizuar dhe për të drejtuar punën e disa vetave në një ndërmarrje prodhimi, në një institucion shtetëror, në një sektor a seksion etj. Përgjegjësi qytetare. Njeri me përgjegjësi. I kanë dhënë një përgjegjësi të rëndësishme. E ngritën në përgjegjësi. Përgjegjësia kontraktore dhe jashtëkontraktore. Përgjegjësisë civile.
2. Detyrimi që ka dikush për t’u përgjigjur e për të dhënë llogari për punën e veprimet e veta, për diçka që ka ndodhur etj.; detyrimi ose pesha e fajit që bie mbi dikë për diçka që ka ndodhur. Përgjegjësi vetjake. Përgjegjësi morale (materiale). Përgjegjësi penale. Përgjegjësi zyrtare. Ka përgjegjësi për atë që ndodhi. E vunë para përgjegjësisë dikë. Nuk i shmanget përgjegjësisë. S’e merr përsipër përgjegjësinë.
3. Ndjenjë e lartë që ka njeriu, i cili merr përsipër me vullnet të kryejë sa më mirë një punë, një detyrë të ngarkuar nga shoqëria etj. Punojnë me përgjegjësi (pa pikën e përgjegjësisë). Veprojnë (diskutojnë) me përgjegjësi të plotë.
✱Sin.: detyrë, pajë, llogaridhënie, detyrim, zell, zelltari, faj.
ZELL,~I m. Dëshirë e zjarrtë dhe kujdes i madh që tregon dikush për të kryer me durim dhe sa më mirë një punë, një detyrë, një porosi etj.; përpjekje e këmbëngulje e pareshtur për të kryer një punë. Zell i madh. Me po atë zell e ëndje. Ka zell për punë (për mësim). Punon (përpiqet) me zell. E mori me zell. I ka hyrë (iu ftoh) zelli. - Ç’është ky zell e kjo ngutje? E mblodhi me zell e dashuri fjalën e bukur shqipe nga goja e popullit.
✱Sin.: ndezulli, zelltari,dëshirë, përpjekje, këmbëngulje, ngulm, ngulmim, vendosmëri, sedër, xhelozi, kujdes, qejf, ndershmëri.
ZELLTÁR,~E mb. 1. I zellshëm. Njeri zelltar. Vajzë zelltare. Mjekë zelltarë. Punë zelltare. Studiuesi më zelltar i historisë së gjuhës.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Zelltar i flaktë (servil). Zelltar pune. Pasion prej zelltari. Ishte një zelltar i palodhur i temave historike. Kur zelli i tepërt kthehet kundër zelltarit. Zelltarët e Rilindjes (e gjuhës shqipe). Zelltarë të mbrojtjes së ligjit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë