Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zegal”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MURELË

MURÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Murrjelë, zekth, zegal.

MURRJELË

MURRJÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. Lloj zekthi, pak më i madh se zekthi i zakonshëm. Kishte një murrjelë nga pas. E zuri murrjela. I hëngri (i pickoi) lopët murrjela. Lëviz si murrjelë s’rri në një vend, lëviz shpejt sa andej këtej. E gjeti si murrjela.
2. fig. Njeri që s’të lë rehat, që të ngacmon vazhdimisht; ngackëz.
Sin.: mërjelë, zegal, zekth, mrrolë, murelë, mrrelë, dheckë, xegël, ngackëz, ngacmues, ngacaman, ngacmues.

MËRJELË

MËRJÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mizë e madhethumbon bagëtitëditët e nxehta pranë lumenjve; zekth. Zukaste një mërjelë e madhe pas vitheve të kalit.
Sin.: murrjelë, zegal, zekth, mrrolë, murelë, mrrelë, dheckë, xegël.

ZEKTH

ZEKTH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Taphanus bovinus) Kandërr me krahë, me trup sa një mizë e madhe, që fluturon me një zhurmëveçantë dhegjatë pranverës e verës pickon gjedhin e i thith gjakun. Zekthi i zakonshëm. Pickimi i zekthit. Larvat e zekthit. Zukatje zekthi. E zuri zekthi. Bie zekthilopë e nuk i lë rehat. -pickoi zekthimore zjarr kështu? Ngarendnin që të shpëtonin prej zekthit. Sillej e përsillej si bisht kali i trazuem prej zekthave.
2. veter. Sëmundje e gjedhit e shkaktuar nga larvat e zekthit, që shfaqet me dëmtimin e lëkurës. Sëmundja e zekthit. Lopë me zekth.
3. fig., bised. Dëshirë e madhe për diçka, që s'të lë të qetë; merak; padurim. Zekthi i punës. Zekthi i dashurisë (i lirisë).
Sin.: zegal, zegël, merak.
I futi (i shtiu) zekthin (dikujt) e nxiti që të mendojë e të përpiqet për diçka, e shpoi; e ngacmoi, e nguci dhe e shqetësoi për diçka, e bëri që të dyshojë për diçka e të mos jetë i qetë; i futi (i shtiu) mizat; i futi (i shtiu) xixat. I hyri zekthi (dikujt) 1. Nuk është më i qetë, sepse ka parë a ka marrë vesh diçka, s’i rrihet më; i hynë mizat. 2. Është inatosur, është nxehur shumë; s’e përmbanveten; i hynë mizat; i hipi gjakukokë (në tru).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.