Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZEKTH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Taphanus bovinus) Kandërr me krahë, me trup sa një mizë e madhe, që fluturon me një zhurmë të veçantë dhe që gjatë pranverës e verës pickon gjedhin e i thith gjakun. Zekthi i zakonshëm. Pickimi i zekthit. Larvat e zekthit. Zukatje zekthi. E zuri zekthi. Bie zekthi në lopë e nuk i lë rehat. - Të pickoi zekthi që more zjarr kështu? Ngarendnin që të shpëtonin prej zekthit. Sillej e përsillej si bisht kali i trazuem prej zekthave.
2. veter. Sëmundje e gjedhit e shkaktuar nga larvat e zekthit, që shfaqet me dëmtimin e lëkurës. Sëmundja e zekthit. Lopë me zekth.
3. fig., bised. Dëshirë e madhe për diçka, që s'të lë të qetë; merak; padurim. Zekthi i punës. Zekthi i dashurisë (i lirisë).
✱Sin.: zegal, zegël, merak.
♦ I futi (i shtiu) zekthin (dikujt) e nxiti që të mendojë e të përpiqet për diçka, e shpoi; e ngacmoi, e nguci dhe e shqetësoi për diçka, e bëri që të dyshojë për diçka e të mos jetë i qetë; i futi (i shtiu) mizat; i futi (i shtiu) xixat. I hyri zekthi (dikujt) 1. Nuk është më i qetë, sepse ka parë a ka marrë vesh diçka, s’i rrihet më; i hynë mizat. 2. Është inatosur, është nxehur shumë; s’e përmban më veten; i hynë mizat; i hipi gjaku në kokë (në tru).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë