Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zdryp”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ULEM

ÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv.vend ndenjur, rri diku; kund. ngrihem, çohem. U ul në bisht (në gjunjë, galuc, këmbëkryq). U ul në karrige (në tryezë). U ulënkarrocë (në tren). U ul në vend. U ulënshesh. U ulën përdhe. U ul në një cep. U ulënradhën e parë. Ulenbankat e shkollës. Ulet për të pushuar. -Ulu e rri!
2. vetv. Zbres nga një vend më i lartë në një vend më të ulët; shkoj nga malësiafushë ose nga një fshat malorqytet; shkoj nga një vendndodhetVeri në një vend tjetërndodhet në Jug; kund. ngjitem. U ul nga kati i tretë. -Ulu poshtë! U ulën nga mali (nga kodra). U ulënfushë (në vërri). U ul në fshat. U ulënqytet. U ulën nga Veriu në Jug.
3. vetv. Zvogëloj lartësinë; zbrestokë ose mbi një sipërfaqe tjetër; kund. ngrihem, çohem. Ulen retë. Ulen zogjtë. Ulet aeroplani. Ulet butë. Uletaerodrom (në pistë, në det). U ulënHënë. U ulën me parashutë.
4. vetv., vet. v. III. Bie ngadalë mbi një sipërfaqe; mbulon. Ulet mjegulla (pluhuri). Ulet mbrëmja.
5. vetv., vet. v. III. Shkonposhtë nga rrafshi i sipërfaqes, bëhet më i ulët ose më i thellë, vithiset; bëhetpak i ngritur. U ul toka (vendi). U ul gunga (plaga).
6. vetv. Kërrus trupin, përkulem; përkulet teposhtë a mënjanë. -Ulu, se mos përpjekësh kokën! U ulën degët.
7. vetv., vet. v. III. Perëndon, varet. U ul dielli.
8. vetv. Nis një punëkërkonrri ndenjur; fillojbëj diçka, ia hyj një punekërkon kohë; shtrohem. U ulënpunë. U ul në timon. U ulënbukë. U ulën për bisedime. U ulën shtruar ia nisën një pune pa u ngutur, qetë-qetë e me kujdes.
9. vetv., vet. v. III. I pakësohet madhësia, vlera, masa a shkalla, bëhet më i vogël, bie; kund. rritet. Ulet temperatura (shtypja, trysnia).Ulet tensioni (elektr.). Ulet shpejtësia (ritmi). Të mos ulet cilësia (prodhimi, rendimenti). U ulën çmimet. U ul kostoja. U ulën shpenzimet. U ul uji (niveli). Është ulurmënyrëndjeshme.
10. vetv., vet. v. III. I pakësohet vrulli ose shkalla e shfaqjes a e zhvillimit, i zvogëlohet forca,; bie. U ul era (stuhia, deti). Iu ul forca (vrulli). Iu ul dhembja. I ulet inati (zemërimi, gjaku).
11. vetv., vet. v. III. I ulet forca e ndriçimit ose e zërit. U ul drita (llamba). Iu ul zëri.
12. vetv. Përulem përpara dikujt; nënshtrohem; më bie vlera ose rëndësia. Nuk uletsytë e të tjerëve. I ulet autoriteti (prestigji).
13. bised., vetv. Qetësohem, më bie zemërimi. Ulet shpejt.
14. pës. e UL.
Sin.: rri, shtrohem, ngulem, shtrihem, bie, zbres, lëshohem, varem, rrëzohem, zdryp, zdirgjem, dirgjem, dërrmoj, fundoset, shembet, futet, thellohet, shtypet, falet, përfalet, përulem, nënshtrohem, platitet, pakësohet, fashitet, tulatet, mpaket, meket, dobësohet, zvogëlohet, shugatet, resht, reshtet, rrëzohet, zbret, zbehet, shuhet, fiket, pulson, vdes, lëshohet, përulet, përplasem, shkurtohet, paqësohet, paqohet, paqon, qetësohem, nënshtrohem, përulem, përkulem, dorëzohem, jepem, zvogëlohet, lirohet, përkulet.
Mos u ul në vendhuaj (në qoshen e botës) mos shko diku pa qenë i ftuar; mos shko pa të thirrur kush. Ngrihu priftulet (rrijë) hoxha! Ia heq një të drejtë njërit dhe ia jap tjetritështë njësoj me të, pa ndonjë arsyeshëndoshë e pa dobi për punën. U ul (zbriti) nga shala e hipisamar Ra nga përgjegjësia; zbriti nga një detyrë a punë e lartë në një detyrë a punë më të ulët, zbriti nga kali e hipigomar. U ulën (ftohën, shuan, shtruan, zbutën) gjakrat U qetësuan ata që ishin duke u zënë a duke u grindur ashpër me fjalë; u iku zemërimi; u ra inati; u qetësua gjendja. U ulënbankat e shkollës Filluan mësimetshkollë. Ulem (shtrohem) këmbëkryq me dikë E bisedoj një punë gjatë e gjerë dhe shtruar me dikë. Ulem (shtrohem) në një tryezë me dikë Pranojulem e të bisedoj shtruar me dikë për një çështjerëndësishme. Ulet këmbëkryq dikuvend diku dhe nuk shkulet, ngjitet për një kohëgjatë. Ulu (poshtë) se të panë! iron. Mos u mburr shumë se të njohin sa vlen! Ulu (zbrit) nga fiku! iron. Mos u mbaj me të madh; ule hundën. Ulu ca! 1. Zbrite ca çmimin. 2. Mos bëj një kërkesë kaq të lartë; tregohu më i arsyeshëm, më i thjeshtë. Ulu se të pamë! iron. Mjaft fole!

ZBRES

ZBRES vep., ZBRÍTA, ZBRÍTUR 1. jokal. dhe kal. Zhvendosem nga lart poshtë, shkoj e zë vend diku me poshtë nga ku ndodhem, ulem; lëviz poshtë nëpër një shkallë a nëpër diçka tjetër; kund. hipi, ngjitem. Zbriti nga çatia (nga ballkoni). Zbriti nga kati i dytë (i tretë). Zbriti nga shtylla (nga pema, nga fiku). Zbritën nga kodra (nga mali). Zbritënrrugë. Zbritikatin e parë. Zbret në det (në lumë). Zbritënfushë (në pazar). Zbresin me këmbë (me ashensor). - Zbrit poshtë! - Zbrit shpejt! Pa zbritur mirë. Hip e zbrit nëpër shkallë, i ka dalë gjuha një pash. (folk.). - Shko atje, - i tha plaka, - por mos zbritgropë, se të ha kuçedra. (folk.). Hip se të vrava, zbrit se të vrava. (fj. u.).
2. jokal. Ulem shkallë-shkallë nëpër diçka nga një pikë më e lartë në një pikë tjetër më të ulët; shkoj tatëpjetë; kal. ul diçka shkallë-shkallë nga lart poshtë; kund. ngjit, ngjitet. Zbriti majën e kodrës. Rruga zbret butë (thikë). Lumi zbret me ngadalë. Ujërat zbresin me rrëmbim. Zbriti një tatëpjetëmadhe. Zbres një vijë pingule. Zbrita televizorin (frigoriferin, lavatriçen) nga kati i tretë. Shkallët ishin plot me njerëzhipnin ose zbrisnin. Dynjaja është shkallë-shkallë: ca hypin, ca zbresin. (fj. u.).
3. jokal. Ulem poshtë nga një kafshë a nga një mjet udhëtimi; kund. hipi. Zbriti nga kali. Zbriti nga makina (nga karroca). Zbriti nga anija (nga aeroplani). I zbriti biçikletës. Zbrititokë. Prej kalibotëszbresin në mes të lumit. (fj. u.). Kali i huajzbret vrik. (fj. u.). I ligu, po të hipishpinë, nuk di të zbresë kurrrë. (fj. u.).
4. jokal. Ulemhapësirë nga lart poshtë; vet. v. III Ulet a fluturon diçka poshtë; kund. hipi, ngjitem. Zbritëm me aeroplan shumë ulët. Mjegulla kishte zbritur mbi male e fusha (mbi qytet). Dielli po zbriste mbi det. Kanë zbritur shumë retë. Kanë zbritur dallëndyshet e fluturojnë ulët. E zbriti avionin aq poshtë.
5. kal. E vë diçka në një vend më të ulët se aty ku është, e mbart dhe e çoj në një vend më të ulët, e ul poshtë; kund. ngjit, ngre, hipi. I zbriti valixhet nga dhoma. I zbriti librat nga rafti. E zbriti fëmijën nga pema (nga mani, nga dega). E zbritën nivelin e ujit. E zbriti poshtë (në tokë). Deshi ta zbresë tatëpjetë me grua e kalamanj, po u mendua e u pendua. (folk.).
6. kal. E ul dikë a diçka nga një kafshë a nga një mjet udhëtimi, e shkarkoj; e shpie në një vend tjetër më të ulët; kund. hipi. E zbriti nga mushka. E zbriti nga qerrja (nga kamioni, nga treni). E zbriti tufën nga mali. E zbresin bagëtinë nga mali (nga bjeshka). I zbriti dhentëfushë (në vërri).
7. jokal., vet. v. III Arrin deri në një cak, shkon poshtë deri në një pikëcaktuar, i vjen, i bie. Duart i zbresin deri te gjunjët. Flokët i zbresin gjer mbi supe. Kapela i zbriste gjer te sytë. Dëbora zbriti derirrëzëmalit. Kur mendtë shkojnë te maja e flokëve, punët zbresin te maja e këmbëve. (fj. u.).
8. jokal., vet. v. III Arrin në një vend me sulm ose për të sulmuar. Zbritën me sulm deri në gjysmëfushën e kundërshtarit (sport.). Sulmuesit zbritënportën kundërshtare (sport.).
9. fig., jokal. Ulem nga një detyrë, bie nga përgjegjësia; ulem një shkallëposhtë; kal. e vë dikë në një detyrë më të ulët, e caktoj në një punëpakrëndësishme. Zbriti nga detyra (nga përgjegjësia, nga grada). E zbritën nga drejtor. Zbriti nga kategoria.
10. fig., jokal., vet. v. III Bie, shtrihet e sundon mbi dikë a mbi diçka, pllakos, mbulon. Zbriti mbrëmja. Zbriti vjeshta. Nata zbret e qetë. Një errësirë e dendur zbriti e mbuloi katundin, sa të shponte tjetri sytë me gisht. (folk.).
11. jokal., vet. veta III I ulet niveli diçkaje, bie. Zbriti lumi (liqeni). Zbriti deti. Zbriti zhivatermometër (në barometër). Zbriti niveli i ujit. Zbriti qumështi (pasi zihet).
12. fig., jokal. Shkoj a dal në një vend ku kam për të bërë diçka. Zbritifushën e betejës. Zbritënrrugë për të kërkuardrejtat. Skuadrat zbritënfushë (sport.).
13. fig., jokal. Rrjedh, e kam prejardhjen; vij. Ne zbresim nga ilirët. Ai zbret nga një familje e mirë. Njeriu zbret nga majmuni. Qeniet e larta zbresin nga qeniet e ulëta.
14. edhe kal. E bëj diçka më të vogël, e pakësoj; heq një pjesë nga diçka, e zvogëloj; vet. v. III ulet vlera e diçkaje, bie; zvogëlohet a ulet çmimi i një malli; kund. rrit, shtoj. I zbriti çmimi. Zbriti sheqeri. Zbriti prapë vlera e dollarit. Zbritën kohën e humbur. I zbriti dhjetë lekë. E zbriti nga shuma e përgjithshme. Kryesia zbritishtatë vetë.
15. mat., jokal. Bëj veprimin e zbritjes. Nga katra zbrit dy.
16. fig., jokal., vet. v. III Zvogëlohet a dobësohet diçka, bie në një shkallë më të ulët, ulet; pakësohet. Zbriti temperatura. Zbritinxehtët (vapa). 1 zbriti zjarrmia (të nxehtët) djalit. I zbritën ethet. Zbriti puna. U bëre hallë, zbrit dy shkallë. (fj. u.). Kur mendtë shkojnë te maja e flokëve, punët zbresin te maja e këmbëve. (fj. u.).
17. fig., jokal., vet. v. III Bëhet më i dobët, i bie forca e vrulli, dobësohet, ulet, zbutet. Zbriti flaka. Zbriti era. Nuk i zbriti vrulli. I zbriti zemërimi (inati). I zbritën nervat. Sa t'i zbresin.
Sin.: ulem, bie, varem, shpërvarem, kalavarem, ndorem, zdryp, rusem, pllakos, mbulon, vij, rrjedh, dirgjem, zhdirgjem, rrëzohem, zbutet, zvogëlohem.
*Hip e zbrit. I zbriti (i ra) *damari (dikujt). Zbrit (ulu) nga *fiku! Zbriti nga *fuqia (dikush). I zbritën (i ranë) *kacabunjtë (dikujt). Zbriti (ra) nga *kali (dikush). I zbritën (i ranë) *orët (dikujt). E zbritën (e rrëzuan) nga *piedestali (dikë a diçka) libr. I zbritën (i ranë) *xhindët (dikujt).

ZDRYP
ZDRYP

ZDRYP vep., ~A, ~UR kal. dhe jokal. Zbres. I zdryp kalit. E zdryp kalin. Zdryp malin. - Zdryp nga mani!

ZDRYPET

ZDRÝP/ET jovep. ~A (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Ulet, zbret. Zdrypet dheu.
2. pës. e ZDRYP.

ZHDRYP

ZHDRÝP (ZHDRÍP) vep., ~A, ~UR kal. dhe jokal. Zbres; zdryp. I zhdrypi shkallët dy e nga dy. Mos i zhdryp pelës nga bishti, po nga kryet. I ligi, me të hipëshpinë, nuk din me të zhdripë kurrnjiherë. (fj. u.). Hip se të mbyta, zhdrip se të mbyta. (fj. u.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.