Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAT/ÓJ kal., ~ÓVA, ~ÚAR 1. Gdhend një dru, një gur etj. për ta bërë me faqe të lëmuara, i jap faqe; e gdhend dhe e lëmoj diçka për t’i dhënë një formë të caktuar, e skalit. Latoj gurin (mermerin). Latoj trarët. Latoj bishtin e sqeparit. Latoj me latë (me sëpatë, me sqepar).
2. fig. Ia zhduk dalëngadalë të metat dikujt duke e edukuar me kujdes, e bëj të sillet e të veprojë ashtu si duhet, e gdhend, e ndreq. E latoi djalin.
✱Sin.: gdhend, zdrugoj, zdrukthoj, përlëpij, lëmoj, rrafshoj, faqoj, faqos, zbukuroj, skalis, ndreq, edukoj.
LËM/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ha sipërfaqen e diçkaje me limë ose me një vegël a mjet tjetër për ta bërë të sheshtë e të butë. Lëmoj bishtin e sëpatës (e kazmës). Lëmoj një pllakë çeliku. Lëmoj gurin e mullirit.
2. E fërkoj lehtë-lehtë dikë me dorë për ta përkëdhelur; fërkoj lehtë; fig. përkëdhel. I lëmonte flokët (kokën, gërshetat, faqet).
3. fig. E përpunoj mirë e bukur diçka, e punoj me mjeshtëri e deri në hollësitë më të vogla, i jap trajtën përfundimtare, e kreh mirë, e bëj të përsosur. E ripunoi veprën për ta lëmuar mirë. Lëmoj stilin (gjuhën). I ka lëmuar vargjet e poemës.
4. euf. Rrah. E lëmoi pak i ati.
✱Sin.: sheshoj, rrafshoj, zdrukthoj, zbukuroj, përlëpij, planoj, pastroj, shtroj, fërkoj, përkëdhel, përpunoj, përsos, fërroj, lëmohem, fërkohem, limohem, kruhem.
PASTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të pastër, i heq papastërtitë, i heq pluhurin, plehrat, baltën, lyrën, bojën etj. me fshesë, me furçë, me leckë të lagur, me ujë me sapun a me detergjent etj., Pastroi shtëpinë (dhomën). Pastroi rrobat (këpucët). Pastroj xhamat. Pastroj biçikletën (makinën). Pastroj dhëmbët. Pastroj me fshesë. Pastroj me ujë (me alkool).
2. tek. I heq ndryshkun diçkaje duke e fërkuar; e fshij dhe e bëj të shkëlqejë, i jap shkëlqim.
3. I heq mbeturinat a çdo gjë tjetër që e zë, e ndalon, e prish etj.; largoj gjërat që e kanë zënë dhe që të pengojnë për të kaluar, për të punuar etj. Pastroi kanalin. Pastroj çatinë nga dëbora. I pastroi rrugën. Ia pastroi tryezën..
4. vet. v. III I heq puçrrat, dregëzat ose njollat në fytyrë e në lëkurë, e qëron; ia lan organizmin nga diçka e keqe, e dëlir. Ia pastroi fytyrën.
5. vet. v. III E kthjellon, i largon retë. Era e pastroi qiellin (motin).
6. E qëroj nga lëndët e huaja, nga pluhuri etj., e bëj të kulluar a të pastër. Pastroj ujin (ajrin). Pastroj arën nga gurët (nga ferrat).
7. I heq cipën, lëkurën ose pjesë të tjera të panevojshme një sendi ushqimor përpara se ta gatuaj ose përpara se ta ha, qëroj. Pastroj peshkun. Pastroj perimet. Pastroje mollën (dardhën)!
8. E çliroj a e shpëtoj një vend duke dëbuar ose duke asgjësuar pushtuesin. Pastroi vendin nga pushtuesit.
9. Heq atë që është e huaj, e tepërt, e panevojshme ose e dëmshme; e bëj më të qartë dhe më të kuptueshme diçka. Pastroj gjuhën nga fjalët e huaja. Pastroj programet (tekstet) nga lënda e tepërt.
✱Sin.: paqoj, paqësoj, fshij, laj, spastroj, shpëlaj, dëlir, heq, marr, shkrimb, shkërmoj, çndot, qëroj, kulloj, filtroj, rafinoj, brizoj, distiloj, kthjelloj, hap, spërndris, shkëlqej, shkëlqar, shpluhuroj, qiqëroj, shkërmoj, përlaj, rruaj, kruaj, brushoj, shkund, fajkoj, zbardh, lëmoj, planoj, sheshoj, zdrukthoj, harr, tëharr, zgrathoj.
♦ Pastroje (laje) *gojën! iron. Ma pastroi *rrugën (udhën) (dikush). Ma pastroi udhën (*rrugën) (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë