Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARKABË́RËS,~I m. sh. ~, ~IT Mjeshtër, zdrukthëtar që bën arka; arkapunues.
ARKAPUNÚES,~I m. sh. ~, ~IT vjet. Zdrukthëtar që bënte arka për nuse; arkabërës. Porositi arkën te arkapunuesi.
DOGRAMAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË vjet. Ai që bën dograma, aiqë merret me punimin e dërrasës, zdrukthëtar. Ka qenë dogramaxhi.
LANDËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Zdrukthëtar. Ai punon si landëtar.
LËNDËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që përgatit lëndë druri në pyll a në sharra; ai që merret me punimin e lëndës së drurit për ndërtim ose për sende të ndryshme; zdrukthëtar. Ka punuar gjithnjë si lëndëtar.
2. vjet. Ai që shiste lëndë druri, tregtar qeresteje.
✱Sin.: sharrëxhi, sharrëtar, sharrok, zdrukthëtar, tregtar.
QARRISHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Zdrukthëtar që punon me dru qarri. Qarrishtar i zotë.
VEGLAPUNÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që punon vegla pune prej druri, marangoz, zdrukthëtar, mjeshtër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë